• |
ide | kryesore

Malësi e Madhe, grabiten nën kërcënimin e armës emigrantët pakistanezë

Lajme, Të fundit



Një 28 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se bashkë me një person tjetër, kanë grabitur nën kërcënimin e armëve 6 shtetas pakistanezë.

Në pranga përfundoi Albion Shabaj, 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Shtetasi Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit,  në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë  marrë disa shtetasve pakistanezë  780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine”, sqaron policia.

Në deklaratë thuhet se punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshmëm të kufijve”.



2 Comments

  1. kesaj i thone te jesh ne bese te shqiptarit sidomos atje ku ka burra malsie.Kush eshte vrae atje ne ato zona ,vetem me tradheti dhe grabitje eshte bere.

    1. Këta nuk janë bura as malsie e as jallie këta janë thjesh rugaçë, parazitë hajdutë që vjedhin edhe fukarenjtë.
      Të tillë ka kudo në të gjithë Shqipërinë, por në veçanti i gjen me shumicë te rilindja.
      Këtyre plumbi ju vjen hakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *