• |
ide | kryesore

Milani zgjedh Gallianin e ri, vjen nga Arsenal

Sport



Ivan Gazidis do të jetë administratori i deleguar i Milan duke filluar nga 1 dhjetor 2018. Pas një tratative të gjatë kanë arritur njoftimet zyrtare të klubit kuqezi dhe Arsenal. Menaxheri afrikano-jugor, largohet nga londinezët pas 10 vjetësh, me destinacionin e ri Milanon: “Jam entuziast të pranoj këtë sfidë të re e do bëj gjithcka mundem për ta kthyer Milan në majë”.

Fjalë të rëndësishme të thëna nga drejtuesit i ardhshëm i kuqezinjve: “Kam mundësinë të nis punën duke u mbështetur tek një grup lojtarësh të talentuar, tek kolegë që punojnë me maksimumin e impenjimit e tek lidershipi sportiv i Leonardo, Maldini e Gattuso”.

Menjëherë pas zyrtarizimit ka ardhur edhe urimi mirëseardhës i presidentit të Milan Paolo Scaroni: “Që nga nisja e projektit tonë për Klubin, detyra e administratorit të deleguar ka qenë prioritet mbi të cilën kemi punuar me kujdes për të arritur në zgjedhjen më të mirë të mundshme. Ivan Gazidis do të sjellë tek Milan një kontribut të jashtëzakonshëm eksperience dhe aftësie. Ka patur një rol të rëndëishëm të zhvillimit të futbollit profesionist në SHBA dhe e coi Arsenal në elitën e futbollit Europian. Jemi të sigurtë se do ta realizojë këtë edhe tek Milan”.

Gazidis do të marrë kështu detyrën, që përkohësisht e ka mbuluar presidenti Paolo Scaroni. Drejtuesi afrikano-jugor ka eksperiencë të madhe në futboll dhe ka qenë drejtori ekzekutiv i Arsenal nga 2008. Më parë, ka qenë ndër themeluesit e Major League Soccer nga 1994 ndërsa në 2001 ishte zv/presidenti i Ligës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *