• |
ide | kryesore

Ndërkombëtarokracia, pushteti pervers ku Rama u përkulet të huajve për të shtypur shqiptarët

Ide

Përgjigjja e Brukselit se projektligji special “Fusha” për teatrin duhet ndryshuar për t’i hapur rrugën një gare konkurrentësh iu paraqit publikut në mediat tona kryesisht si lajm. Pati disa komente që vunë në dukje paturpësinë e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt në kthesat e tyre 180 gradësh. Shkroi Andi Bushati një artikull ku paralajmëroi se kjo s’do të thotë fare se teatri ka shpëtuar, por mendoj se ky lajm meritonte të komentohej shumë më tepër sesa kaq. Madje, të bëhej çështje e çështjeve nga opozita, që thjesht u mjaftua ta quajë një fitore të saj. Pse e them këtë? Sikurse dihet, projektligji për teatrin është kundërshtuar nga shumë palë në Shqipëri. E kanë kundërshtuar vetë aktorët, e kanë kundërshtuar intelektualë me emër, pjesë e shoqërisë civile, e ka kundërshtuar opozita dhe, më në fund, e kundërshtoi me nëntë pika edhe vetë Presidenti. Argumentet ishin të shumta, që nga nevoja për të ruajtur trashëgiminë kulturore në zhdukje e deri te denoncimi i shkeljeve flagrante të ligjeve të vendit me qëllim grabitjen e pronës publike në favor të klientëve të qeverisë. Po çfarë ndodhi? Ndaj gjithë këtyre kundërshtimeve shumë argumentëshe, Edi Rama, kryebashkiaku socialist Veliaj, ministrat dhe deputetët rreth tyre (me përjashtim të Pandeli Majkos) reaguan me mospërfilljen dhe arrogancën më të madhe. Sakaq, ndaj tentativës për vjedhje nëpërmjet këtij ligji, një organ që pretendon se është rezultat i Reformës në Drejtësi, Prokuroria, u soll edhe ajo me mospërfillje ekstreme. Pra, u desh një ndërhyrje e Brukselit që të ndalonte këtë akt “korrupsioni të pastër” – sikundër thuhet se e ka cilësuar (jo publikisht) edhe një diplomat i lartë, mbështetës i qeverisë.

Mirëpo, pikërisht për sa thashë më sipër, ky fakt meriton shumë më tepër sesa komentet e pakta që janë bërë. Sepse kjo që ndodhi ishte testi më i mirë për të provuar se në Shqipërinë e të ashtuquajturve rilindës nuk funksionojnë, as minimalisht, ato institucione të sistemit politik të quajtur demokraci parlamentare me “check and balance” e me drejtësi të pavarur e me media të pavarura, por thjesht një banditizëm njëpartiak. Ky test provoi se i vetmi institucion që funksionuaka për të korrigjuar e kontrolluar maxhorancën shqiptare qenkan ndërkombëtarët. Por a mund të quhet kjo demokraci? Kurrsesi jo. Ndoshta mund të quhet ndërkombëtarokraci. Po çfarë tiparesh ka kjo ndërkombëtarokracia jonë, që, për hir të së vërtetës, ia gjen fytyrën edhe tjetërkund, por që në këtë palo shtetin tonë ka marrë trajtat më qesharake dhe më të përçudnuara? Së pari, do të thosha se ndërkombëtarokracia jonë është pasja e një qeverie që, si një fëmijë i keq, i trembet dhe i nënshtrohet të fortit jashtë (ndërkombëtarit perëndimor) dhe vjedh, fyen e poshtëron ata që i ka poshtë (qytetarët e vendit të vet), të cilëve s’u mbetet tjetër veçse të qahen e të ankohen si fëmijë te prindërit se po i rreh vëllai i madh. Me këtë sjellje sadomazokiste, që kreu i rilindësve e rrezaton në formë sëmundjeje të rëndë psikike, vetëm demokraci nuk mund të ndërtohet. Por problemi nuk mbaron këtu. Përtej emocioneve, çështja që shtrohet është nëse ndërkombëtarokracia mund të funksionojë si garantuese e ligjit.

Kurrsesi jo. Për këtë do të lipsej një ndryshim themelor kushtetute që do të duhej ta kthente Shqipërinë nga shtet sovran në një protektorat të Brukselit. Përndryshe, ajo funksionon vetëm in extremis, së pari, kur zullumi i fëmijës së keq i kalon kufijtë kombëtarë dhe, së dyti, për sa kohë që fëmija i keq ka nevojë për ndërkombëtarët perëndimorë, sepse mund të vijë një moment kur, nëse sheh se ata nuk e duan më, mund të prishet me ta dhe të gjejë ndërkombëtarë të tjerë. Një problem tjetër është se, po ta shohësh thellë-thellë, ndërkombëtarokracinë nuk se e kanë instaluar ndërkombëtarët në Shqipëri, paçka se shumë prej tyre kanë treguar se u pëlqen fort ky lloj pushteti pervers. Atë e kanë instaluar fëmijët e këqij. Janë ata që i kanë dhënë pushtet të pamasë ambasadorëve Lu, Vllahutinit të Brukselit e më the të thashë. Por kujdes, siç e kam thënë edhe më herët, raporti që ata kanë ndërtuar me ta nuk është ai i një fëmije të bindur dhe të sinqertë, por ai i fëmijës së keq që i mashtron ata sipas parimit: Nëse do të sundosh shqiptarët, manipulo ndërkombëtarët, apo, edhe më keq akoma: Korruptoji ata. Kjo e bën edhe më të vështirë funksionimin e sistemit ndërkombëtarokrat si garantues i respektimit të ligjit në një vend. Edhe vetë përgjigja e Komisionit të Brukselit për projektligjin e Teatrit e provon këtë:

“Komisioni mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për ta amenduar Ligjin Special me qëllim futjen e një thirrjeje për tender të hapur për zbatimin e projektit të zhvillimit të Teatrit Kombëtar, ku çdo kompani private mund të aplikojë me një projekt. Kjo përgjigje i ka gëzuar disa që luftojnë për mbrojtjen e Teatrit. Opozitën madje e ka bërë të këndojë fitore. Por, sipas meje, gabohen. Ajo duhet parë si provë e çfarë po them, ndërsa gëzimi se në çfarë gjendje infantilizmi na ka reduktuar ndërkombëtarokracia. Sepse, vërtet Komisioni është shprehur kundër atij projektligji, por nuk ka kërkuar aspak të thellohet se si ka mundësi që një qeveri, që kërkon të bëhet pjesë e shteteve të së drejtës, arrin të hartojë këtë lloj ligji dhe aq më pak të kuptojë se nga vjen përçmimi që ka treguar qeveria ndaj shqiptarëve, që kanë kundërshtuar këtë projektligj. (Nuk po merrem këtu me faktin se nuk ka treguar as ndjeshmërinë më të vogël ndaj asaj që në një vend europian do të ishte një skandal i paimagjinueshëm: shkatërrimi i një monumenti kulture). Për mua, kjo përgjigje është njëlloj sikur, mbasi të kesh në dorë një provë flagrante se njerëzit me të cilët ke të bësh janë vjedhës të paskrupullt e të revoltohesh e të kërkosh që të merret drejtësia me ta, të ulesh në marrëveshje me ta që t’i bindësh të gjejnë një mënyrë vjedhjeje një çikë më delikate. D.m.th të jesh bashkëpunëtor me ta. Si përfundim, ashtu sikurse projektligji për Teatrin nxori zhveshur në mënyrën më skandaloze se çfarë sistemi korrupsioni mbretëron në Shqipëri, ndryshimi i qëndrimit të qeverisë për shkak të këshillës delikate të Brukselit (për të ruajtur sadopak faqen) nxori zhveshur në mënyrë po aq skandaloze se çfarë sistemi politik kemi ndërtuar në Shqipëri, (edhe me ndihmën ndërkombëtare). Prandaj, gjykoj se kjo histori duhet të shërbente për të ndërgjegjësuar jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët e pakorruptuar, se Shqipëria në vend të demokracisë po sundohet nga kjo ndërkombëtarokraci që po minon përditë demokracinë, duke i lënë shqiptarët në gjendje infantile dhe nën mëshirën e një bande të paskrupullt hajdutësh sadomazokistë të përkrahur nga burokratë të korruptuar në Bruksel.

/Panorama/

15 Comments

  1. Qashtu osht ,shqypnia osht shkam granithi qi I bo ball sulmit amerikon–gjermon qi kerkojn t ngrejn spak + bkh dhe t spastrojn drejtsin dhe politiken nga korrupsjoni.Pytja osht kujt I Intereso status quo qi zgjat prej 28 vjetsh ? Amerikonve +gjermonve+shqyptarve t ndershem Jo !!Kush ngelet ather qi I duhet kjo status quo???

  2. Shkrim shume i mire, per ata qe kane vesh te degjojne e sy per te pare! Te lumte Lubonja… na duhen me shume si Lubonja !

  3. FOLI Avropi:
    “KE mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare
    për ta amenduar
    Ligjin Special me qëllim futjen e një thirrjeje për tender të hapur për zbatimin e projektit të zhvillimit të Teatrit Kombëtar,
    ku çdo kompani private mund të aplikojë me një projekt.

    Dmth I thote Kupoles se Mafies KM: boje me marifet therje-banditizmin,
    sado ‘Ferme Kafshesh’

    Lubonja thote sakte:
    Kjo përgjigje Opozitën e ka bërë të këndojë fitore, provë se çfarë gjendje infantilizmi na ka reduktuar ndërkombëtarokracia.

    KE është shprehur kundër projektligjit pa kërkuar aspak si ka mundësi që një qeveri që kërkon të bëhet pjesë e shteteve të së drejtës,
    arrin të hartojë këtë lloj ligji .
    Aq më pak të gjykoje per përçmimin e qeverise ndaj shqiptarëve.
    Le pandjeshmërinë ndaj asaj që në një vend europian do të ishte një skandal i paimagjinueshëm shkatërrimi i një monumenti kulture.

    Kjo e KE eshte kjo:
    Ka një provë flagrante per KM dhe Kryebashkiak grabites të paskrupullt mafioze,
    KE ne vend të thote që duhet të merret drejtësia me Padrinot e Mafies, del ne anen e tyre: I keshillon mënyrë vjedhjeje delikate.

    Projektligji për Teatrin nxori zhveshur në mënyrën më skandaloze çfarë sistemi korrupsioni mbretëron në Shqipëri, por nxori zhveshur se çfarë sistemi politik eshte ndërtuar në Shqipëri me ndihmën ndërkombëtare.

    Kjo histori duhet të shërbente për të ndërgjegjësuar shqiptarët po edhe ndërkombëtarët e pakorruptuar, se Shqipëria në vend të demokracisë po sundohet nga kjo ndërkombëtarokraci që po minon përditë demokracinë, duke i lënë shqiptarët nën mëshirën e një bande mafioze sadomazokistë të përkrahur nga burokratë të korruptuar në Bruksel.

    Mire e ka Lubonja. Po nderkombetaret ku te gjejne nji Qenef tjeter!?? Per pa qene Shqiperia nji Ferme Kafshesh
    Si mund te milet e ripet prej tyre?!

    S’kini pa gjo akoma, deeele qe blegerini!

  4. Lubonja merret me simptomen, here e quan stabilitetokraci here nderkombetarokraci here dicka tjeter.
    Thelbi i muhabetit eshte shume i thjeshte dhe sot ne jemi duke jetuar ate qe eshte vendosur shumekohe me pare

    Zaret per ekuilibrat ne bote u hodhen ne 1945. Churchill- Stalin- Ruzvelt vendosen per fatet e botes sic e njohim ne qe vazhdon edhe sot. Shqiperia mbeti ne Lindje. Ne pushtet me forcen e armeve erdhen komunistet ( me ane te brigadave partizane- edhe pse jo te tere komuniste por ishin ne ate ane te pushtetit. )
    Keto banda e shtrine pushtetin me forcene e armeve ne te tere shqiperine.
    1945 iu be nje rifreskim ne 1990. Komunizmi u shperbe por sferat e influences u rikonfirmuan ne heshtje . elitat komuniste ne Lindje u bene kapitalistet e rinj.
    Shqiperia mbeti perseri ne lindje. Ne shqiperi sundojne perseri forca e armeve te 45. nuk ka sundim te ligjit por te dhunes. nuk ka prone private, nuk ka vote te lire , nuk zgjedhje, nuk ka treg te lire , ka banda , ka dhune, ka zaptim. Keto e mbajne shqiperine ne lindje. Perendimi nuk ka ndermend te marre asnje veprim konkret persa kohe marreveshjet e fuqive te medha jane vijim i 1945. Bashkimi Sovjetik u shkri por perendimi vazhdon ne ekuilibrin ushtarako politik ekonomik te pas 1945.

    Modeli i shqiperise eshte model i vijimesise se ekuilibrave te pas 1945. Kete model lubonja e quan nderkombetarokraci . fatet e shqiperise dhe shqiptareve jane caktuar ne 1945. ato ekuilibra mbahen ende ne fuqi nga te medhenjte e botes USA RUS EUR.
    qe ti biem shkurt, bandat ose hiqen sic erdhen ne pushtet , ose nuk ka cfare te presim nga nderkombetaret . do vijojme me kete model qe ka deshtuar per shqiptaret por jo per nderkombetaret

  5. Do te flasim troç,hapur fare,ju drejtua Rama militanteve;pa korrrupsion nuk ka zhvillim,prandaj mbyllini syte,qepeni gojen,ose ja ku eshte dera,per ata qe nuk jan dakord.E pate vete se çer i bona Majkos kur nuk votoi ligjin per shembjen e Teatrit!
    Ne i kemi premtuar ndryshe popullit,tha nje militant i ndershem,nga ata te gardes se vjeter,nga ata naivet qe besojn akoma ne idealet socialiste.Erion,thirri Rama Veliajn qe e kishte ne krah,shpjegoja pak ti,se nuk kam nerva te merrem me kto toçat.Ka dy
    opinione per pushttetaret dhe militantet qe na ndjekin pas,tha Veliaj,budalla nese je i ndershem,shkerdhate nese je i korruptuar.Doni te humbisni vendin e punes qe e keni jo konform ligjeve,por vetem se jeni zagare militante?-tha Veliaj.Jo,ishte pergjigja.
    Atehere,cilin opsion do te zgjidhnit ju,shkerdhata apo budallenj?-shkerdhata,ishte pergjigja nje zeri.Ju lumte tha Veliaj,qe me kuptuat kaq shpejt.Dhe qe tani e tutje o shkerdhata,ju do te jeni zagaret tane,dhe do te lehni kur t’ju urdherojm un dhe rama,
    do te suleni vetem atehere kur t’ju ndersejm ne.Rrofte Partia,un edhe rama..urra,urra,
    urra.Je modh i tha Rama Veliajt,ke durim derri,je tamom si Milva(Ekonomi),Endri
    (Fuga),se mu m’leshojn nervat fare.Po nuk musha hunden ,nuk e perballoj dot Sal malokun.Jan keshillat e Sorrosit per ne te tre, tha Velia,qe na porisiste,se sensi i nderit eshte armiku i suksesit.Duroni edhe sikur t’ju poshterojne disa here,sepse, nese e kaloni kete prove,mesohesh.Edhe me mashtrimin eshte po e njejta gje.Genje sa më me guxim,qe kundershtari te dyshoje tek vetvetja.Un kam genjyer aq shume,sa kundershtaret e mi jan lodhur dhe me pranojn tani ne heshtje.Edhe diçka
    tjeter te rendesishme,shtoi Veliaj;mos ju pergjigj kurre pyetjeve qe te bejn,sidomos kur te vejne para alternatives,per nje pergjigje PO ose JO,mos degjo kurre pyetjen deri ne fund,por vazhdo pa nderpreje duke promovuar genjeshtrat,sepse kur degjon,sidomos ne mentalitetin shqiptare,ta kan mbyllur gojen,je i humbur.
    Do ta provoj i tha Rama,duke e pyetur se si ja del vetem(i mrekulluar nga supershkerdhatizmi i Veliajt),se un pa ndihmen koneve te mia,Balles dhe Braçes,
    zverdhem dhe me dridhen duart.Hahaha…qeshi me te madhe Veliaj,kot nuk paguaj un(nga fondet e Bashkise)25 veta.D.m.th e paske kllonu shkerdhatizmin tend 25 here ne nje koh rekord?Ndryshe nuk mund ta shesesh genjeshtren per te vertete, tha Veliaj.Kaq shume shkerdhata do na hajn koken i dite,i tha Rama.Se kur s’ka vende te tjera ne Bote,i tha Veliaj,kot nuk po e mbush thesin plot un.Po mu n’Tirone don me m’lon ti?- i tha Rama.Ti ishe jasht,ne France ,i tha Veliaj,dhe erdhe me u vendos ne Peze dhe Surrel,fqinje me katundaret!Robt ku ti kesh i tha Rama, ne natyre kam vendosur te banoj se jam artist.Artist?!-hahaha,ironizoi Veliaj,piktor hahahaha…,qe ne Bienalen e Venecias ti cilesuan puninimet,si pikturat e nje adoloshenti kolegji nen efektin droges!Kuj i thu kshu ti mor bythqire muti ,mor te q…grun.Hahaha…..qeshi Veliaj dhe ja dha vrapit,duke treguar edhe aftesite sportive.

    1. Ca gallate je komentus a komedian .me bere te qesh nga zorri .Populli prape s’kupton ai do baben ,pra ate qe i qi nonen dhe pjell kto monstra politikane .

    2. Bravo o Zigur Qarri! Ja ke lujt fene! Me mire nuk thuhet nga nje injorant-analfabet salinian si ty! Cfare lloj shqipe shkruan o Zigur? Cfare komente brilante qe ben?!

  6. Nje analize perfekte e Lubonjes, e kesaj mendjeje te paperdorshme nga pushteti politik i cdo kohe.Dhe per fatin e mire dhe komentet e atashuara ketij shkrimi jane per t’u vleresuar,por c’ti besh ketij populli te prapambetur qe nuk degjon arsyen por i perkulet te fortit dhe pushtetit.

  7. Me vjen mire qe Lubonja , me shkrimet e tij sjell kaq reagime. Eshte racional i drejperdrejt, trim, i zgjuar qe ka 20 vjet qe nuk ben kompromis me pushtetin.
    Eshte opozita me forte e kesaj qeverie dhe e kesaj opozite. Analizat jane jetike dhe konkrete. Ne rastin e sjelljes se politikes eshte ngritur ne sistem modeli qe ” shtypi, merri shpirtin atyre poshte, merrja gjithe leket nga xhepi dhe , lepiu zhvishu servilosu para te madhit”. Eshte nje qeveri perverse, mediokre me e dobeta ne historine e Shqiperise. Jane bere aq te peshtire, shfaqen si qytetare dhe modern, por jane zgjebja ne trupin e ketij populli.
    Ndaj duhet te zgjihemi , te besojme te njerez qe kane treguar qe e duan kete vend, dhe te heqim urgjentisht dore nga treshja Rama Meta Basha. Ti sabotojme me vote, dhe po qe nevoja ti terheqim zvarre me rrote.
    Nuk ka zgjidhje tjeter, nese duam te jemi te lire. Jane bere si zoter dhe pronare te ketij vendi. Deri sa duhet ti mbajme ne kurriz!!!

  8. Nuk ke çfare ti shtosh me shume , po kujt ja thua ? Keta diten e votimit duan thesin e miellit . T’ja japesh me oiii dhe s’ka te mbaruar .

  9. Edi RAMA qe ne fillimet e tij si kryetar bashkie ne Tirane u lidh me mafien e ndertimeve dhe televizionit te ashtuquajtur DULAKU.EDI RAMA nepermjet DULAKEVE te Vizion + ka lare para te pista pafund duke ju dhene leje ndertimi ilegalisht,duke mos i taksuar dhe duke i manipuluar lajmet ne median DULAKU te perlyer me lajme fallco.DULAKET e Vizion + jane nje nder keto oligarke qe nepermjet firmes se tyre te ndertimit EDIL AL shpk kane mare shum tendera pa nje konkurence te drejte dhe duke pushtuar toka jo te tyret.Kjo firme ndertimi ka shume shkelje te cilat duhet te hetohen pasi ne shkelje te ligjit pa paguar taksa ka mare tendera pafund.

    DULAKET e Vizion + jane nje nder mafiet qe kontrollojne kete shtet,nje mafie qe zoteron pjese kyce te Tiranes,ndertime e kush zoteron hapesiren zoteron shtetin.

    DULAKET E VIZION + duhet te hetohen nga Vettingu per evazion fiskal e pasuri te padeklaruara e duhet te hetohen per krim ekonomik.Kjo duhet te behet dhe per oligarket e tjere te tipit Samir Mane.

    EDI RAMA me DULAKET e Vizion + eshte i lidhur drejtperdrejte,keta te fundit i financojne fushaten politike duke e mare pushtetin me ane te parave te pista.Parate e pista qe qarkullojne ne sipermarrjen DULAKU jau kalon atyre te boseve te Amerikes Latine.

    Mjafton te imagjinosh sa biznese zoterojne DULAKET per te vleresuar sesa e kane kapur shtetin duke eleminuar konkurrencen e lire e duke marre favore prej EDI RAMES.

    Genc Dulaku,Artan Dulaku e te tjere kopila DULAKU duhet te hetohen mevetesisht per demet ekonomike e financiare qe i kane shkaktuar shtetit shqiptar.

    Oligarket DULAKU te cilet jane bere pashallare saje pazareve te pista te politikes duhen hetuar e burgosur medoemos per te garantuar fuqine e ligjit.

    Vettingu duhet ti lage dhe keto bij bushtrash qe kane vjedhur hapesiren publike,financat e ketij vendi etj etj.

    HETOJINI HETOJINI!

    Ju qe e lexoni informohuni me teper rreth ketyre plehrave.

  10. Andi jo bushati, si komentues anadoll, por jo ikohes,ne vend qe te na thote se a jane te drejta vrejtjet e argumentet e z Lubonja, si sherbetor besnik i zagareve rilinds qe tashme dihet se si po na drejtojne, i duket shkrimi si inje analfabeti, sepse i erresohen sute e truri nga e verteta. Banaliteti i ketyre kuqalevene kunder sulme per te mbrojtur pa drejtesite nuk ka vend me, keta duhen zhdukur. Ti japim me shume te drejtes, e demokracise ,se sa djallezise se ketij pushteti.

  11. O XIXA! Anadolle jeni ju, injorante te saliut me shqipen tuaj dhe komentet idiote qe beni! Une s’kam lidhje me kuqalinjte ,sic keni ju analfabete te saliut! Lubonja eshte sherbetor si ty! Kuqalash eshte lubo dhe saliu dhe jo ata qe kerkojne te mos urrejme njeri tjetrin! Jemi te gjithe shqiptare! Te mbrosh saliun duke share ramen mund ta besh! Por saliu eshte vrases dhe komunisti i vetem ne Shqiperi! Injoranca dhe idiotizmi deri ne shkallen me te larte i saliut ju ben edhe ju naive-budallenj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu