• |
ide | kryesore

Opozita vazhdon bojkotin e Parlamentit, të enjten mblidhet në Vlorë

Lajme, Të fundit



Sesioni i ri parlamentar ka nisur tashme, por mesa duket jo për Partinë Demokratike. Kjo e fundit do të vijojë bojkotimin e parlamentit edhe këtë të enjte ashtu si herët e kaluara.

Pas Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit, opozita e bashkuar do të mblidhet këtë të enjte në Vlorë, si mesazh rezistencës së bashkëqeverisjes me krimin, ndërsa vendimi pritet te merret ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partisë Demokratike.

Opozita e bashkuar ka bojkotuar seancat plenare të këtij sesioni të ri parlamentar. Kryedemokrati Basha ka deklaruar se çlirimi i qeverisë nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri të parlamentar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *