• |
ide | kryesore

Përplasja në Top/ Historia e çantave të shtrenjta të Elisa Spiropalit

Paparazzi, Slider



Debati i djeshëm në “Open” mes Salianjisti dhe Elisa Spiropalit nuk lindi nga hiçi. Kur deputeti i PS e sulmoi kolegen e tij të PS-së për çantat, unazat dhe varset e shtrenjta, ai nuk e hodhi këtë batutë në emision nga hiçi. Sepse para shumë kohësh kur ishte drejtoreshë e doganave, Spiropali u fotografua në një nga restorantet më të shtrenjtë të kryeqytetit, “Yamato”, ku ishte shfaqur me një çantë Luis Vuitton që kushtonte mb 1600 euro.

Atëherë lajmi shpoërtheu rrjetin.

Sepse ish drejtoresha, dikur mjaftise, mbahej mend si mbrojtëse e të varërve dhe minatorëve të Bulqizës. Në facebook u ripostuan foto të Elisën me një T- shert të rëgjuar. Komente bënë edhe personazhe të njohur. Kështu humoristi Julian Deda, nuk e kurseu ironinë therëse.

Edhe gazetaret e njohura Ilva Tare, Desada Metaj dhe Iva Tiço pozuan me çantat e së njëjtës markë “Louis Vuitton”. Ato shkruan me qesëndi:

desada ilva iva.jpg

“Po të paktën nuk na duhet të gënjejmë që janë falso….se shyqyr nuk punojmë në administratë.”

Që prej asaj kohe, Elisa që pas thirrjeve për Skënderbeun tani u bë deputete, nuk pozon më me aksesorë që nuk i justifikojnë të ardhurat e saj tëligjshme. Edhe dje ajo tregonte vetëm unazën e martesës (video poshte). Po me sa duket e shkuara e ndjek pas dhe ajo i është rishfaqur në Top Channel.

©Lapsi.al

Sherri Salianji-Spiropali on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *