• |
ide | kryesore

Prishjet e banesave në Jalë, kreu i IKMT-së kërcënon deputetin: Do e mbash mend se kush jam (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Dy deputetët e PD-së që ndodhen në Jalë, po po prishen që prej mëngjesit disa banesa, kanë reaguar përmes një deklarate. Agron Shehaj thotë se aksioni ka për qëllim t’ja lerë bregdetin Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Ai pretendon gjithashtu se është kërcënuar teksa ndodhej aty për të mbështetur banorët.

“Shteti është i kapur nga banditë. Në një kohë që kërcënon deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, duke më thënë “Do e mbash mend se kush jam”, imagjinoni se çfarë mund të bëjë me këta njerëz këtu. Mesazhi është e duhet të bashkohemi të gjithë bashkë, është e vetmja mundësi”, tha Shehaj.

Ndërkohë deputetja Nadire Meçorapaj denoncon dhunën e ushtruar nga policia dhe thotë gjithashtu se banorët nuk kanë patur njoftim për këtë aksion, si dhe nuk ka asnjë projekt që të justifikojë prishjet e banesave.

Është e papreçedëtë që të arrestohen banorët dhe një familje e tërë dhe një vajzë 14 vjeç e cila është marrë zvarrë prej leckash, sepse kërkon të mbrojë pronë dhe tokën e tyre. Janë të lindur këtu. Janë autoktonë. Kjo pronë nuk është e asnjë qeveritari, nuk është e asnjë pushtetari. Është atyre që kanë lindur dhe meritojnë ta gëzojnë”, tha Meçorapaj.

Lapsi.al sjell më poshtë videon nga përplasja mes deputetëve të opozitës dhe kreut të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

©LAPSI.al



8 Comments

    1. Ju nuk e kuptoni se Edi Rama humb votat e 100 personave qe ju prish ndertimet pa leje dhe fiton 10000 te tjera nga ata qe nuk kane zene token shteterore dhe nuk kane bere ndertime paleje por qe duan te respektohet ligji.

      Me kete llogjike dhe ne zgjedhjet e ardhshme ai prap fiton.

  1. Tere rrugecrit kane zaptuar institucionet e shtetit.Ka pire ai psikopati i -IKMT-se qe ngjirret sikur e ka zene ujku ne gryket .

  2. …..i zgjidhi punet me gjyqin e azem hajdarit, ky fatmir meta…apo do presim te thote izeti ndonje fjale??
    Po ky me kemishe te kuqe, pas ngjarjeve te 97-se ne vlore, doli prape ne tv?

  3. Keshtu perfundon kur i lejoi saliu te ndertonin pa leje keta fshatare qe shtepiat e tyre i kane lart ne koder,merr mend e budallait sali dhe ja ku perfundon.sa kom qesh ai deputeti i modh

  4. ….nese i kane pa leje, t’ia prishin…..por nese toka eshte e tyre dhe mbi to do te kaloje padashje ndonje “investim strategjik”, atehere nuk jane njerez nese nuk marrin dinamitin dhe ia vendosin te parit qe hap themelet

    1. Ne jale nuk ka toka private. Aty jane te gjithe te ardhur. Nese ke qene ne jal e kupton qe aty ka nje pazh shume te bukur dhe keta kane ndertuar ne plazh.
      Megjithate edhe nese nuk i kane tokat e tyre dhe kane ndertuar pa leje e mira do ishte ti lajmeronin dhe prishja te behej nga tetori , jo tani kur ka akoma pushues.

    2. shikojeni ne ‘ google map’ dhe do kuptoni se ata kane ndertuar mu buze detit dhe se aty ka vetem 15 shtepi.
      Ne kohen e Enverit Jali ishte i pa banuar se dhe rruge nuk kishte.
      Ne shkonim cdo vit per peshk dhe deri ne 95 aty nuk ka patur asnje shtepi.

      Tani ju do thoni pse mos ta marrin keta ( pa leje ) dhe ta marri nje ndertues . Edhe kjo qendorn .. por vetem nje ndertus i fuqishem ka mundesi te bej atje dicka te hajrit dhe jo barraka -barraka sic e kane bere keta.

      Nuk e di se si jane bere kontratat me ndertuesin por une nuk do tja jepja token atij ( se eshte tok shtet) por do ja jepja me qira per 99 vite , si ne angli, france , hollande, gjermani etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *