• |
ide | kryesore

Ramos, çfarë sulmi ndaj Griezmann: “Do Topin e Artë? Është një injorant”

Sport



Ka fituar Europa League, Botërorin e Superkupën e Europës, duke shënuar në dy finalet e para e duke rezultuar lojtari më i mirë i të dy ndeshjeve. E megjithatë sipas Sergio Ramos, Antoine Griezmann nuk e meriton Topin e Artë. Kapiteni i Real Madrid e ka përcaktuar një “injorant” sepse sulmuesi francez i Atleticos reklamon sukseset e tij dhe ankohet që nuk ishte mes finalistëve të Fifa The Best: “Injoranca është dicka e pafytyrë. Kur dëgjoj të flasë këtë djalë më kujtohet Totti, Buffon, Raúl, Casillas e Iniesta. Ata kanë fituar gjithcka por nuk e kanë marrë Topin e Artë”.

Më pas Ramos ka shtuar se Griezmann është një lojtar i madh, por “duhet të marrë këshilla nga Simeone, Koke o Godín: njerëz që nga vlerat kuptojnë”. Nuk duket një çështje e lidhur me rivalitetin mes skuadrave madrilene, edhe pse Sergio ka deklaruar që për të më i miri mbetet shoku i skuadrës Luka Modric, por thjesht antipati për francezin e bardhekuqve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *