• |
ide | kryesore

Robbie Williams:Alienët ekzistojnë

Paparazzi, Slider



Këngëtari me famë botërore Robbie Williams, në dokumentarin më të ri ku flet për jetën dhe karrierën e gjatë në muzikë ka habitur me insistimin e tij që UFO-t ekzistojnë dhe për këtë do që të ta besojnë të gjithë.

Në një video të shkurtër të postuar nga “The Sun”, Robbie duket pak i çuditshëm por shfaqet duke thënë se një natë u vizitua nga një jashtëtokësor që hyri në dhomën e tij dhe po e vështronte nga tavani.

Ai shtoi se në një moment ishte gati ta gjuante me top tenisi por u tërhoq me idenë që krijesa mund ta dëmtonte atë dhe t’i bënte keq atij dhe familjes.

Por kjo nuk është hera e parë që 44-vjeçari bën deklarata të tilla në lidhje me ekzistencën e alienëve, sepse që para 10 viteve ai nisi kërkimin për zbulimin e ekzistencës së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *