• |
ide | kryesore

Vendimi/ Pse u lirua me kusht Ermal Hoxha

Arkiva



Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, la qelitë e burgut pas një vendimi të Gjykatës së Fierit që pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht.

Fillimisht ai u dënua me 10 vite burgim për prodhim dhe shitje narkotikësh, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg.

Një pjesë e madhe e dënimit iu shlye për shkak të vuajtjes në paraburgim, ku një ditë aty, llogaritet si 1 ditë e gjysëm burgu.

Më pas Ermal Hoxha iu është drejtuar Gjykatës së Fierit për lirim me kusht dhe kërkesa është shqyrtuar nga gjyqtari Piro Sota më 20 gusht të këtij viti. Vendimi është marrë më 13 shtator, kur Hoxhës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj për të kryer nga dënimi i tij.

Në këtë kërkesë ai ka theksuar faktin se është baba i një vajze të mitur dhe ka kërkuar të merret parasysh edhe sjellja e tij në paraburgim.

Sipas vendimit të Gjykatës, të nëntë anëtarët e grupit të strukturuar kriminal kanë përfituar ulje dënimi nga pranimi i kërkesës për gjykim të shkurtuar dhe rikualifikimi i veprës penale. Kështu, Ermal hoxha dënohet përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim; Ilir Hyseni, Cezar Avila, Valter Moreno me nga 8 vjet. Genci Xhixha me 8 vjet e tetë muaj, së bashku me Sajmir Batkun; Gentian Gjonaj me 8 vjet e 8 muaj, ndërsa Arjan Dalipi me Kelmend Dalipin me nga 7 vjet e 4 muaj.

Ky i fundit përfitoi një masë më të lehtë dënimi, pasi Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve të tij se në qeli i rrezikohej jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Ndërsa një prej organizatorëve, Genci Xhixha, vazhdon të jetë në kërkim. Por kjo nuk e ka penguar atë që të marrë një avokat me prokurorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *