• |
ide | kryesore

Video/ Champions: Messi rekordmen dhe supremacia e Barcelonës në Grupin B

Sport, Video



Champions ka filluar në mënyrën e duhur: me gola, përmbysje e spektakël. Gjithcka e prodhon grupi B, ku gabimet nuk lejohen dhe Tottenham me shumë mundësi do të pendohet që flaku si pa të keq një rezultat fitues në 4 minutat e fundit.

Në Kamp Noë kapiteni Lionel Messi është i pandalshëm nga mbrojtësit e PSV Eindhoven, që u shkatërruan nga katër gola të Barcelonës, tre nga të cilët mbajnë firmën e argjentinasit.

Rekord për Messin, që bëhet lojtari i dytë në historinë e Champions që shënon në 14 edicione rradhazi, pas legjendës së Real Madrid, Raul Gonzales.

Katalanasit ishin shumë të fortë për PSV edhe në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq të Samuel Umtiti, gjë që nuk e ndaloi skuadrën e Vallverdes të marrë vendin e parë të grupit menjëherë.

“Inter i çmendur” ka një arsye që e quajnë kështu dhe në katër minutat e fundit të sfidës në San Siro u kuptua qartë përse. Tottenham humbi 2-1 atëherë kur nuk pritej, sidomos pas golit të Eriksen.

Zikaltrit u përgjigjën me kapitenin Icardi në të 86, situatë që i dha edhe katër minuta shpresë dhe aq i mjaftuan Interit, të rrëmbejë fitoren në San Siro, në garën e parë të rikthimit në Champions.

Një gol në minutat shtesë nga Vecino ka shtangur Tottenham, që nuk ka mundur dot të dalë me pikë nga Italia, në një grup ku cdo ndeshje është vendimtare.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *