• |
ide | kryesore

Video/ Champions spektakolar: 23 gola në 8 ndeshje, PSG i dorëzohet Firminos

F1, Sport, Video



Mbrëmja e parë e Champions League ka qenë spektakolare, me shumë gol, përmbysje, rezultate surprizë, kartonë të kuq e 11 metërsha të humbur. Të gjithë ingredientet e futbollit ishin të pranishëm në natën e parë Europiane.
23 gola në 8 ndeshjet e katër grupeve të para ishin tregues për produktivitetin e skuadrave. Katër 11 metërsh të akorduar, një nga të cilët i humbur (Alex Telles i Portos), ndërsa përmbysjet e mëdha i dhuroi Inter Atletico Madrid e Liverpool.



Anfield Road kishte edhe vëmendjen kryesore, sepse në fushë ishin nën kampionët e Liverpool dhe PSG. U duk shumë e thjeshtë për anglezët e Jurgen Klopp, kur në harkun e 6 minutave shënuar dy herë me Sturridge e Milner me penallti.

Rikthimi i francezëve ishte po aq mbresëlënës, me dy gola të Meunier dhe Mbappe, që u duk se do të linin në fuqi barazimin 2-2. Touchel do të ishte i kënaqur nëse do të dilte me një pikë nga Anfield, por nuk ndodhi kështu.


Pikërisht në të dytën shtesë Firmino vendosi ndeshjen me golin e tretë, që i jep vendin e parë të Kuqve në një grup me Napolin e Crvena Zvezdën.

REZULTATET E NDESHJEVE
Champions League – Grupi A
Club Brugge 0 – 1 Borussia Dortmund
Monaco 1 – 2 Atletico Madrid
Champions League – Grupi B
Barcelona 4 – 0 PSV Eindhoven
Inter 2 – 1 Tottenham Hotspur
Champions League – Grupi C
FK Crvena Zvezda 0 – 0 Napoli
Liverpool 3 – 2 Paris Saint Germain
Champions League – Grupi D
Galatasaray 3 – 0 Lokomotiv Moscoë
Schalke 04 1 – 1 Porto



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *