• |
ide | kryesore

VIDEO/ Operacion për kapjen e trafikantit në Berat, i gjenden 441 kg kanabis, heroinë dhe… granata

Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka zbuluar 441 kg kanabis, kokainë, heroinë, granata në shtëpinë e një 47-vjeçari me iniciale L.B. Vetë pronari i tyre nuk u gjet në banesë dhe u shpall në kërkim.

Policia e Beratit njoftoi se zhvilloi operacioni e koduar “Kalaja” prej ku shpalli në kërkim 47-vjeçarin L.B, banues në Berat. Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesën e L.B në lagjen “13 Shtatori” ku gjeti 441 kg kanabis të përpunuar në formën e çokollatës , 2.5 kilogramë heroinë, një sasi kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive si dhe peshore elektronike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *