• |
ide | kryesore

‘Vrasësit janë Saimir Tahiri dhe Artan Didi’, protestë në Lazarat kundër vendimit të Gjykatës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Në Lazarat është zhvilluar sot një protestë nga familjarë e të dënuarve për ngjarjen e 24 qershorit 2015 në Lazarat ku mbti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha. Ata pretendojnë se fëmijët e tyre janë të pafajshëm dhe të dënuar pa prova. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime të tilla si “drejtësi të pavarur dhe jo të ndikuar politikisht”, “Mos u prisni ësndrrat djemve” apo “drejtësia harron, po nuk vonon”. Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për vrasësist e efektivit Basha në mars të këtij viti.

Nga 11 të akuzuar për të ashtuquajturën dosja “Lazarati II”, pesë persona u akuzuan për vrasjen e punonjësit të policisë, ndërsa të tjerët për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi. Ndërsa Ibrahim Basha u qëllua për vdekje nga ‘grupi i zjarrit’, dy kolegët e tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj, mbetën të plagosur.

©LAPSI.al 



2 Comments

  1. Sic rrodhi historia e bujes te madhe me shtet rrethimin e Lazaratit per asgjesimin e kultivimit te hashashit dhe hashashizimin e tere vendit cep me cep dhe implikimin e Saje Qorrit ne kete katrahure te le te dyshosh qe ai -polic-eshte vrare nga vete policia.per te ikriminuar banoret e Lazaratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *