• |
ide | kryesore

“35 milionë euro ose vrasim njeriun tënd”, arrestohet shqiptari që shantazhoi Berluskonin (FOTO)

Lajme, Të fundit
Berlusconi.jpg



Një shqiptar, i akuzuar si pjesë e bandës që mes 15 dhe 16 tetorit 2012 mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni, u vu në pranga ditën e sotme.

39-vjeçari Ilirjan Tanko u arrestua pasi u ndalua teksa lëvizte me makinë.

Gjashtë vite më parë, asokohe 33 vjeç, banda mbajti peng kontabilistin dhe gruan e tij në shtëpinë e tyre për rreth 10 orë.

Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë, mes tyre Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4 vite e 4 muaj burgim për pengmarrjen dhe tentativën e mashtrimit të Berluskonit.

Gjatë pengmarrjes së kontabilistit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, përndryshe njeriu i tij i besuar do të vritej si dhe do publikoheshin disa dokumente që ata pretendonin se kishin në dorë në lidhje me disa skandale politike.

Por, i besuari i Berlusconit dhe bashkëshortja e tij u lanë të lirë dhe shantazhi me dokumentet rezultoi një bllof, ndërsa ish-Kryeministri nuk ra pre e tij.

Anëtarët e bandës: Vëllezërit Ilirjan e Laurenc Tanko, Marjus Anuta, Francesco Leone, Alessio Maier dhe Pierluigi Tranquilli.

(Ilirjan Tanko, i treti në djathtë sipër) 

Image



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *