• |
ide | kryesore

Air Albania/ Koncesionari i aeroportit ‘Nënë tereza’ rrezikon fluturimin low cost

Lajme, Të fundit



Belinda Balluku, kreu i “Albcontrol”, deklaroi në studion e “Top Show” se “çmimet e “Air Albania” do të jenë absolutisht shumë të lira”.

Në tregun shqiptar ka shumë abuzime me çmimet e biletave. Çmimet tani do të jenë absolutisht shumë të lira”, – u shpreh ajo.

Por z. Balluku nuk shpjegon sa të lira do të jenë dhe si do të arrihet kjo gjë. Kujtojmë se në situatën e deritanishme me aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ‘Air Albania’ është e detyruar që t’i nënshtrohet tarifave që aplikohen nga koncesionari duke bërë që në çmimet të mos rezultojnë edhe aq të lira siç pretendohet.

Në kontratën aktuale të koncesionit lejohet rishikimi i tarifave të shërbimeve në rritje, në situatat kur rriten kostot, por nuk lejon rishikimin e tarifave të shërbimeve në ulje.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%.

 



9 Comments

  1. @ Në kontratën aktuale të koncesionit lejohet rishikimi i tarifave të shërbimeve në rritje, në situatat kur rriten kostot, por nuk lejon rishikimin e tarifave të shërbimeve në ulje.@

    Ja ku doli dhe genjeshtra tjeter… O qelbesirat e lapist.. Koncensionari i aeroportit nuk ka te beje fare me cmimin e biletave… Atij mjafton ti paguhet taksa per ngritje dhe ulje per cdo avjon por nuk do tja di fare per cmimin e biletes .

    Ti si kompani edhe mund te ofrosh fluturime falas ( ne raste publiciteti, ose evenimenti historik) dhe mjafton ti paguash taksat atyre qe administrojne aeroporitn.

    Pse nxirrni genjeshtra kaq te trasha ?

    Vetem keto 3 dite kam lexuar aq shume genjeshtra te trasha ( per njerez me nivel te ulet mendor) per kete kompani ajrore sa nuk besoj se do lexoj ndonjehere per nje kompani tjeter ajrore.

    Kaq shume ju jane errur syte nga xhelozia dhe inati ?

    1. Po ti moj Elda cfare ke qe nervozohesh ? Perderi sa ka gomere ky portal qe e hane kete gje , pse mos ta shkruaje Lapsi ?

      Ketij Arit karit Leninit Stalinit, mutit te meros etj edhe po tju thuash qe nese merr nje dyqan me qira per te shitur djadhe , cmimin e djadhit do ta percaktoje ai qe jep dyqanin me qira dhe jo ti i zoti i biznesit ,,,, dhe keta me vrap do fillojne te duartrokasin dhe te entuzjazmohen dhe te fillojne propaganden bajate berishjane.

  2. ehuuu sa rrena do ndigjojm deri ne janar kur te fillojne fluterimet kjo kompani .

    po tu nisnim ng ca po shkruan lapsi sot i bie qe te gjithe furgonat , atobuzat e pasagjerve qe kalojne ka rruga e kombit , te pysin per bileten e pasagjerve koncensjonarin KASTRATI qi e ka marr me koncension ate rrug.

    karllik alla lapsi

  3. O elda/xhimi, qe jeni i njejti person, pse e paske lene me vetem 2 komente? Dhe jo 7 a 8 sic e ke zakon?
    Nese je lodhur duke lexuar 3 dite vetem “rrena lapsi”, pse nuk provon ta jetosh jeten e bukur te Tema, apo Citynews apo Dita????
    Aty jeta eshte kaaaaaaaaaaq e bukur…

  4. Mes qeverise dhe popullit, qendron besimi. Besimi tek ky kryeminister eshte zero. Eshte teresisht i konsumuar, i kapur, i diskredituar ne keto 5 vjet qeverisjeje. I ka sherbyer xhepit te vet, rrethit ngushte te oligarkeve qe i beri qe kur ishte kryetar bashkie, huazoj dhe ca nga e djathta dhe per ate hallexhiun , qe si del ne fund te muajit tind vetem prangat. Eshte perfaqesuesi me i mire i shprehjes “bej si them une , mos bej si bej une”. Demagog i shpifur, i lexueshem . Cdo inisiative e tije e molepsur me interesa biznesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *