• |
ide | kryesore

“Air Albania”/ Turkish kërkon 30 milionë dollarë, por Shqipëria ka vetëm 200 mijë

Lajme, Të fundit



Një deklaratë e kompanisë Turkish Airlines në Bursën e Stambollit bën të ditur se kompania Air Albania, sipas parashikimeve të Turkish, do të ketë kapital prej 30 milionë dollarësh. Por kontrata e lidhur aktualisht me MDN Investment dhe Albcontroll parashikon shpenzime operative “deri në 200 mijë USD”.

Një avion me logon e Air Albania u ngrit nga Aeroporti i Rinasit me një ceremoni të nivelit të lartë të shtunën me destinacion Stambollin, në një udhëtim të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama si “provë”.

Udhëtimi u shoqërua me fjalime prekëse, akuza nga opozita për mungesë transparence dhe mashtrim si dhe me shumë humor në rrjet nga zgjedhja e qeverisë për t’i vënë avionëve emra poetësh kombëtarë. Sipas kryeministrit Edi Rama, avioni i parë do ta ketë emrin Lasgushi, sipas nofkës letrare të poetit Llazar Gusho, për t’u pasuar me avionë të tjerë me emrin e Fan Nolit apo Migjenit.

Vetëm pak ditë para këtij udhëtimi, në Qendrën Kombëtare të Biznesit u regjistrua një kompani me përgjegjësi të kufizuara Sh.p.K me emrin Air Albania. Sipas dokumenteve të publikuara në QKR, Air Albania do të jetë nën pronësinë e Turkish Airlines (49%), kompanisë nga Vlora MDN Investment (41%) dhe kompanisë shtetërore Albcontrol, 10%. Kapitali i paguar i kompanisë është 100 mijë lekë, (afërsisht 900 dollarë), por në marrëveshjen e themelimit, palët bien dakord të “financojnë sipas pjesëve takuese” shpenzimet operative të saj deri në 200 mijë USD.

Bisedimet për arritjen e marrëveshjes u zhvilluan në mënyrë private përgjatë muajve të fundit ndërsa qeveria e kryeministrit Rama zgjodhi pa ndonjë procedurë të njohur një kompani të saporegjistruar në Vlorë me emrin MDN Investment si investitori shqiptar në Air Albania. Arsyet se pse u zgjodh MDN Investment nuk janë bërë të ditura.

Kjo e bën Air Albania kompaninë më të vogël në botë që synon të kryejë fluturime ajrore. Sa për krahasim, Albanian Airlines, e cila operoi si kompani flamuri mes viteve 1995 dhe 2004, kishte një kapital të paguar prej 4 miliardë lekësh ndërsa kompania Albatros Airways, e cila operoi mes viteve 2004 dhe 2006, kishte kapital prej 52 milionë lekësh.

Por ndërsa kapitali i vockël dhe fakti që MDN Investment nuk ka asete të njohura si dhe administratori i saj, Sinan Idrizi, nuk ka aktivitete biznesi të konsiderueshme të regjistruara në Shqipëri, e bëjnë perspektivën e Air Albania të dyshimtë, Turkish Airlines duket se nuk e ka marrë kaq lehtë çështjen.

Turkish Airline ka deklaruar më 12 shtator në Bursën e Stambollit se kompania e re do të ketë kapital deri në 30 milionë dollarë. [Link deklarata] Deklarata e Turkish në Bursën e Stambollit është detyrim ligjor për një kompani të listuar në këtë bursë. Investitorët duhet të dijnë se çfarë ekspozimesh financiare ka kompania ku ata investojnë.

Ky është një angazhim shumë herë më i lartë se sa angazhimi financiar i deritanishëm i “palës shqiptare” dhe nuk është e qartë se nga do të dalin paratë e dy aksionerëve shqiptarë për të financuar një kompani me kapital 30 milionë dollarë.

Turkish është një kompani e madhe me mbi 300 avionë dhe me vlerë tregtare prej 3.9 miliardë dollarësh.

Kompania MDN Investment nuk disponon kapitale të tilla. Sipas dokumenteve të QKR, kapitali i deklaruar themeltar i kompanisë është 100 mijë euro.

Kompania tjetër, Albcontrol, duket se e ka më të lehtë për të mbuluar përgjegjësitë e 10% të aksioneve të Air Albania. Albcontrol është kompania publike e themeluar në vitin 1992 për të ofruar shërbimin e navigimit ajror. Me pak fjalë, Albcontrol disponon radarët për monitorimin e fluturimeve tranzit në qiejtë e Shqipërisë, shërbim për të cilin kompanitë ajrore paguajnë një tarifë. Megjithëse pak e njohur në publikun e gjerë, Albcontrol është një nga kompanitë publike me të ardhura të konsiderueshme dhe me fitime neto në rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Në vitin 2017, Albcontrol pati të ardhura në masën 3.5 miliardë lekë dhe fitime neto prej 48 milionë lekësh. Sipas bilanceve të kompanisë, të ardhurat e saj kanë njohur vetëm rritje përgjatë viteve të fundit, ndërsa shpenzimet, veçanërisht ato për paga, janë dyfishuar, duke sjellë rënie të fortë të fitimeve neto. Kështu, ndërsa Albcontrol kishte 2.8 miliardë lekë të ardhura dhe 440 milionë lekë fitime neto në vitin 2011, fitimet neto ranë në 120 milionë lekë më 2016 dhe vetëm 48 milionë më 2017. Shpenzimet e Albcontrol për paga janë dyfishuar nga 754 milionë lekë më 2010 në 1.4 miliardë lekë më 2017.

Pavarësisht kësaj, Albcontrol duket se i ka mundësitë financiare të paguajë pjesën takuese prej 10% të të gjithë kapitalit të Air Albania. Dyshimi qëndron te aftësitë paguese të MDN Investment. Edhe vetë kontrata e miratuar nga qeveria parashikon se çfarë do të ndodhë në rast se MDN nuk plotëson detyrimet e veta. Kontrata shkruan se nëse “MDN nuk përmbush detyrimet e saj sipas kësaj marrëveshjeje… Këshilli i Ministrave do të zëvendësojë MDN me një ortak të ri të pranuar nga Turkish Airlines”.

Një kompani jashtë kohe

Kompanitë e flamurit kanë qenë aktorë të rëndësishëm të tregut të fluturimeve ajrore në epokën para politikës së Qiejve të Hapur të zbatuar nga Bashkimi Europian. Shqipëria u bë pjesë e Qiejve të Hapur me marrëveshje të nënshkruar në vitin 2006. Para kësaj, Shqipëria kishte të drejta flamuri, të cilat ia jepte kompanive të ndryshme. Të drejtat e flamurit caktonin që nëse, fjala vjen, një avion italian fluturonte për në Tiranë, një avion shqiptar duhej të fluturonte për në Itali. Kjo bënte që kompania e flamurit të kishte akses të garantuar dhe të barabartë në treg.

Ndryshe nga sistemi i mëparshëm, sistemi i qiejve të hapur lejon kompanitë ajrore të fluturojnë kudo që dëshirojnë në zonën e vendeve anëtare pa kufizime. Në këto kushte, Air Albania do të jetë kompani flamuri por pa të drejta ekskluzive flamuri dhe pa avantazhe konkurruese në krahasim me operatorët e tjerë të tregut.

Gjergj Erebara/ BIRN



12 Comments

  1. @ nuk është e qartë se nga do të dalin paratë e dy aksionerëve shqiptarë për të financuar një kompani me kapital 30 milionë dollarë.@

    disa here ne shkrimin tuaj shkruani frazen ‘ku do ti gjeje pala shqiptare 30 miljon dollare” .

    Edhe vete e keni shkruar ne artikujte e meparshem se pala shqiptare perfaqsohet vetem me 10% te biznesit ( qe ne total do te kete nje vlere 30 milion dollare) .
    PRA PALES SHQIPTARE DO TI DUHEJ TE KONTRIBUONTE VETEM ME 3 MILJON DOLLARE ( 10% i 30 miljonshit) .

    Jo cdo dite , por 2 genjeshtra ne dite do dali nje genjeshter e re per AirAlbanian ..

    1. Artikulli kur flet per ‘palen shqiptare ‘ nuk flet vetem per AlbControl qe ka 10 % por dhe per kompanine private MDN qe ka 41% te biznesit ( rreth 12 miljon dollare) .

      Pra pyetja nuk eshte aq shume per AlbControllin se sa per kete kompanine private vlonjate se ku do ti gjeje 12 miljon dollare.

      Ne total pala shqiptare ka 51% te biznesit ( 10 % AlbControlli dhe 41% MDN) kurse pala turke ka 49%.

      Por prap se prap 12 miljon dollare nuk jane ‘TE PA JUSTIFIKUESHME FINANCIARISTH’ nga nje kompani private qe ka derdhur taksat rregullisht dhe qe ka gati 20 vite qe ben tregti me turqine dhe qe jane te lidhur shume ngushte me Erdoganin.

      Pra ne fund te fundit nuk me duket ndonje argument i qenesishem per te bere nje artikull kundra Albania Air

      1. ja se e gjejne ari kari , lenini stalini, dhe muti i meros se ku do ti gjeje 12 miljon dollare MDNja
        Ata jane ekspertet me te mire kontabel kur vjen pune per te gjetur burimin e pareve.

  2. Nese firma tregtare MDN, na qenka kaq e forte me biznesin e te ardhurat e saj perse nuk ka transparence te shumave te parave qe ka ne banke, e me aktivitetin qe na bekerka me turqine. Shteti te nxjerre taksat lokale e taksat doganore qe ka paguar ky tregetar i heshtur, e pasi te behet transparenca e ky sinan ”turku’ ti kete fondet qe edhe komentet te jene te sakte, edhe air albania te fluturoi si e ko kallemi. RReziku eshte se me tregeti me canta nga turqia, nuk do mund te jeshe pareli. por kur te fusin ne taven e korrupsionit, aty do kavardisesh.

    1. ” transparence te shumave te parave qe ka ne banke,” .. Me vjen keq por ketu je gabim .. Nuk egziston ‘ transparenca e parave ne banke’ . Ne cdo vend europian , ( pa permendur Zvicren , Montekarlon, Luksenburgun, ku sekreti bankar eshte i shenjte) , cdo qytetar ka te drejten e PRIVATESISE . Nese shteti do te dije sa sa para ka ne banke nje person , kjo mund te behet vetem me vendim te prokurorise per ndonje veper penale.
      Ndersa kapitali i nje biznesi ne banke duhet te deklarohet cdo vit ne ministrine e financave.
      Pra biznesi dhe individi jane 2 gjera te ndryshme.

  3. Pa durimi i lapanjozit me pseudo ,,,Berti 2, eshte sa idiot, aqe e patriot i rilindjes, na tre go bilancet, kur bilanc kjo MDNja e kallemit eshte zero ne konkurencen ekonomike, a qeveria i paguan se ka taksat qe po na vjedh cdo dite. Keshtu o zgaverr e rilindjesm mos na dil cdo her, se tashme je marre vesht se je servil e zagar rilindje.

  4. TIRONCO”’ je tamom ti olale, po pse mer jahu me cantat e paska bo pasurine Idriz Turku’?Aaaaaa,,,po,po dihet ajo pune’ se kjo qeveri mahet me IDRIZA.

  5. Bert -nr 1- paska ikur psikiatri,tani ka dale moter qiri dhe grua qiri Bert nr 2-.Neser do dali moter dhe grua qiri Bert nr 3.deri sa te kalojne ne depresion dhe te vrasin veten dhe te vene mu ne te semes.

  6. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *