• |
ide | kryesore

Aksidenti në Librazhd, i mbijetuari tregon momentet e tmerrit, akoma nuk e di se i vdiq kushëriri

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Librazhd, ku një person gjeti vdekjen, ndërkohë mbeti i plagosur një tjetër. Pas aksidenti ka folur nga spitali i plagosuri. Ai është shprehur se kushëriri i tij ishte pak shpejt dhe doli nga rruga.

Kushëriri ishte pak me shpejtësi. Por e humbi situatën papritur dhe makina doli nga rruga. Është mirë në dhomën tjetër”. Kështu deklaron i mbijetuari i aksidentit të sotëm në Mallakastër, kushëri i të cilit fatkeqësisht ndërroi jetë. Ai nuk e di ende se djali i xhaxhait, Pajtim Zotaj, që drejtonte edhe mjetin, humbi jetën.

Kam dhimbje, u vrava pasi makina u trondit shumë. Unë kisha hallin e kushëririt, ai hallin tim. Kushëriri ishte pak me shpejtësi, por jo shumë. Nuk u përplasëm me asnjë makinë, dolëm nga rruga. Unë u përplasa në trup, kurse ai tjetri se di ca ka. Kushëriri është në dhomën tjetër, është më mirë. Do iknim në Ballsh. Por për momentin kushëriri e humbi dhe makina doli nga rruga”, – tha i plagosuri.

Aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Aranitas të Mallakastrës. Një makinë tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë humbi jetën shoferi.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *