• |
ide | kryesore

Banorët e Zharrëzës filmojnë shkarkimet: Po na helmojnë me gaz dhe mbetjet e naftës!

Lajme, Të fundit



Një grup banorësh në Zharrëz kanë filmuar ato që i konsiderojnë shkarkime të mbetjeve të naftës dhe gazrat që çlirohen nga përpunimi i naftës. Gjashtë banorë të fshatit janë paraqitur në urgjencën e Fierit të intoksikuar nga gazrat.

Një prej banorëve, Anton Asllani shprehet se kjo ngjarje përsëritet vazhdimisht dhe se edhe para një javë ka qenë e njëjta situatë. Ai është shprehur se kur kanë ndjerë në fillim erën e fortë të naftës kanë menduar se kalonte ndonjë autobot aty pranë, por kur dolën jashtë panë që aty pranë po bëheshin shkarkimet e depove të naftës bruto të kompanisë shtetërore Albpetrol.

https://www.youtube.com/watch?v=AUgf73d64Fw&feature=youtu.be



2 Comments

  1. Nisuni edhe njere ne kembe nga zharreza,mos pranoni njeri ti bashkohet grupit
    hani nga nje rrene ne tirane
    Dhe kthehuni ne shtepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *