• |
ide | kryesore

BBC: Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kinë

Kryesore, Planet



Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u agravua edhe më tepër, pasi të dyja palët shpallën tarifat e reja për mallrat e njëra-tjetrës.

Dy superfuqitë ekonomike së shpejti do të vendosin tarifa prej më shumë se 360 ​​miliardë dollarësh për mallrat që shkëmbejnë. Analistët thonë se beteja ka gjasa të përkeqësohet, edhe pse Kina po fillon të mos ketë më mënyra për t’iu kundërpërgjigjur tarifave amerikane mbi produktet që eksporton në SHBA.

Qeveria kineze njoftoi se do të vendoste tarifa për mallrat e SHBA me vlerë 60 miliardë dollarë pas njoftimit të administratës Trump se po godiste 200 miliardë dollarë mallra kineze me tarifa të reja. Tarifat amerikane dhe ato kineze hyjnë në fuqi më 24 shtator.

Përplasja midis dy ekonomive më të mëdha të botës tashmë po dëmton kompanitë në të dy anët e Paqësorit. (përktheu lapsi.al) Masa e fundit e SHBA-së do të thotë se afërsisht gjysma e produkteve që Kina shet në Shtetet e Bashkuara çdo vit, do të goditet nga tarifat amerikane. Presidenti Donald Trump të martën mbrojti këto masa tregtare kundër Pekinit duke thënë se Kina nuk do të përfitojë më nga SHBA.

Administrata Trump po përpiqet të ushtrojë presion ndaj Pekinit për të ndryshuar sjelljen e saj, pasi e akuzon atë për vjedhje të pronës intelektuale amerikane dhe se ka rritur kompanitë kineze nëpërmjet politikave agresive industriale. Qeveria kineze i ka hedhur poshtë kritikat duke i cilësuar si të pabaza, megjithëse firmat amerikane dhe europiane që veprojnë në Kinë shpesh ankohen për këto çështje.

Çfarë do të bëjë Kina?

Kina i është përgjigjur hap pas hapi goditjeve të SHBA-ve me tarifa. Por, mundësitë e Kinës për t’iu përgjigjur më tej tarifave amerikane, po bëhen gjithnjë e më të komplikuara. E shumta që mund të arrijë Kina të bëjë është të taksojë 130 miliardë dollarë produkte amerikanë, pasi kaq vlerë mallrash amerikane bleu vitin e kaluar.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se do përgjigjej ndaj çdo hakmarrjeje nga Pekini, duke tarifuar çdo produkt që Kina shet në vend, mbi 500 miliardë dollarë.

Vendimi ‘shumë i vështirë’ i Pekinit

Analistët kanë parashikuar që kur Kina të mos ketë më mallra amerikane për të tarifuar, Pekini do të godasë kompanitë e mëdha amerikane që bëjnë biznes në këtë vend. (përktheu në shqip lapsi.al) Disa kompani amerikane që veprojnë në Kinë kanë raportuar që tani pengesa në rritje, duke përfshirë vonesat në dogana dhe më shumë inspektime nga rregullatorët.

Valët në rritje të tarifave kanë nxitur kompanitë ndërkombëtare të flasin për zhvendosjen e biznesit jashtë Kinës për të shmangur taksat shtesë. Duke minuar kompanitë amerikane që kanë sjellë investime dhe vende pune në ekonominë kineze, Pekini rrezikon ta bëjë vendin edhe më pak tërheqës për firmat e huaja, fenomen që administrate dëshiron ta shmangë me çdo kusht.

Pikëpyetjet mbi qëllimin e vërtetë të tarifave amerikane

Edhe nëse zhvillohen bisedime, analistët janë skeptikë se Kina do të jetë e gatshme ose e aftë të bëjë sa duhet për të kënaqur administratën Trump për disa nga shqetësimet e saj kryesore, duke përfshirë përpjekjet kineze për të arritur teknologjinë amerikane dhe politikat ambicioze industriale të Pekinit.

“Qëllimi kryesor i tarifave amerikane ndoshta nuk është që të sjellë Pekinin në tryezën e bisedimeve. Përkundrazi, është të detyrosh kompanitë shumëkombëshe amerikane të tërheqin investimet e tyre në Kinë, në mënyrë që ndërvarësia e dy ekonomive rivale të zvogëlohet. Kundër këtij qëllimi, asnjë ofertë e mundshme nga Kina nuk mund të heqë tarifat.” – tha Arthur Kroeber, një analist i lartë në firmën kërkimore Gavekal.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. per miliona vite jete ne toke vetem e drejta haku verteta vlerat reiproiteti marrveshjet tolerana mirkuptimi meshira falja rregullat e mirkuptimit disiplinat ,kan qene vula zgjilljes per ekujliber normalitet siguri paqe zhvillim shprese gjalleri harmoni njerzore ,vetem kjo nga njerzimi asnjehere nuk ka dalur jasht mode,dhe kan qene afatgjate te sukseseshme plot vrull dinamik dhe suksese ,kurse egoja pushtetit dhe parase shivillimi njerzore mbi baza interesi ,kurr per njerzimin nuk kan qene te dobisheme dhe afatgjate,sepse dominon mashtrimi padrejtesia forca ,te cilat zhysin gjinin njerzore ne konkurence mbrojtje me shum se zhvillimi rendimental duke boshatisur fondet varferuar shtetet me mendim dorzimin dhe mbisundimin por konkurenca ,sjell gjithnje partner dhe fuqi te reja pretenduese ,kjo eshte sfida per te gjith sepse eshte nje burim i mall i hapur qe jep mundesi dhe eshte e pasfidueshme nga askush kjo eshte mendja pjellore ,nje rrug e hapur ku njeri prollon dicka per te pushtuar boten dhe tjetri e ben te fuqisheme dhe gjithnje me te fuqisheme deri ne cakun e perplasjes dhe shkatrrimit total ,ah sikur njerzit ne kete bote kete mendje pjellore ta perdornin per mire me drejtesi hak nuk do kishim nevoje per mbrojtje dhe shpenzime te kota as sdo ishim armiq as me strese por do ndjeheshim mire dhe krenare e te shpetuar te gjith ,padrejtesin me bartesit e saje duken si nje llampe qe po i mbarojne oret e punes,nuk ka baze logjike dhe fakte te thuhet se padrejtesia eshte dobi me burim dobish perderi sa nuk u krijua si e tille ne emer zhvillim as karaktere ,kjo eshte e kunderta e te mires drejtesise te vertetes ,kjo duket qarte kudo te hellesh shikimin ,ne anen hyjnore faktet shkencore dhe praktike

  2. Ti qe nuk ke emer,a e din,se kur shkruan,duhet perdorur edhe pika,qe lexuesi te marre fryme,per te vijuar fjaline tjeter.Ti mire qe nuk ke emer,por as pika nuk paska kompjuteri yt?Ke shkruar gjithe ate koment te gjate,e cila,simbas teje,eshte vetem nje fjali,sepse fillon ,e mbaron,pa asnje pike.Ne fakt,mungesa e perdorimit te pikave,tregon se sa llafazan eshte personi qe shkruan,qe fillon e nuk din te pushoje.

  3. i nderuar un shpreha mendimin e lire, cili analizohet ku ka dobi merren dobit prej atyre qe ju intereson ,e kur ska dobi kalon pa frut si cdo tem tjeter,mos pretendo engjullin tek un ,pastaj cfar jam dhe cfar je ket mund ta percaktojne persona te pa anshem ,pasi fjala llafazan nuk i pershtatet ralitetit,gjej ndonje vend tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *