• |
ide | kryesore

Beteja e Champions: Messi thërret, a do përgjigjet Ronaldo?

F1, Sport



Lionel Messi mbetet protagonist e në Champions cështja është gjithnjë e më personale me Cristiano Ronaldon. Dy “të tmerrshit” e kompeticionit janë për vitesh në një garë të cmendur për të pushtuar rekordet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Mbrëmja e madhe e argjentinasit, me tregolëshin e shënuar kundër PSV Eindhoven, është edhe ajo që bën diferencën për momentin.

Messi është tre gola përpara (63) kundër 60 të portugezit në ndeshjet e luajtura në fazën e grupeve, por Ronaldo do të zbresë sonte në fushë në transfertën spanjolle ndaj Valencias. Jo vetëm kaq, sepse Pleshti i Barcelonës i ka marrë Ronaldos edhe një tjetër rekord atë të më shumë tregolshave në Champions. I 8 për argjentinasi ai i shënuar në Kamp Now, ndërsa CR7 mbetet me 7 dhe është më i karikuar se kurrë për sfidën në Mestalla.

Golat e shënuar kundër hollandezëve të PSV e kanë bërë Messin të jetë lojtari i dytë që shënon për 14 sezone radhazi në Champions (i pari gol në nëntor 2005 kundër Panathinaikos), duke arritur ish-lojtarin e Real Madrid, Raul e duke kaluar kështu Cristiano Ronaldon, që në fakt debutimin do ta bëjë sonte me Juventus.

Ronaldo megjithatë mbetet shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Champions me 120 gola (kundër 103 të Messi) e në mbrëmje ka vënë në shënjestër Valencian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *