• |
ide | kryesore

Biznesmeni tregon si e rrahën para shtëpisë: Nuk kam zgjidhje tjetër, do iki nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Biznesmeni Andrea Zoga tregoi nga spitali se ishte dhunuar nga disa persona që mendon se janë pjesë e një bandë. Sipas tij motiv mund të jetë bërë një konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie.

Në një deklaratë për gazetarët nga ambientet e spitalit të Traumës biznesmeni tha se se ishte kërcënuar me jetë më herët. Teksa kërkoi që të merren masa dhe autorët të vihen para drejtësisë, biznesmeni nuk sheh asnjë zgjidhje tjetër vetëm se të largohet nga Shqipëria.

Si ndodhi ngjarja?
Vëllai ka konflikt me persona të tjera. Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Mbi këtë pronë është ndërtuar pallat dhe i vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. Jam kërcënuiar dhe më parë. E kam cuar çështjen në prokurori. Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot pas një muaj pasi është mbyllur çështja, dark një bandë që të dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorat e ambasadës amerikane. Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që mos ti njihja. Më pas 4 persona më sulen. Bëra denoncim në policia dhe tek kryeministri. I falënderoj. Kërkoj që të merren masa për këtë rast. Skam asnjë konflikt. Ka kamera sigurie. Kur më erdhën për të folur i thash nuk flas me tim vëlla prej vitesh nuk kam lidhje me këtë histori ju lutem më lini rehat. Para disa kohësh më kërcënuan me jetë, sot e bënë realitet.

Ku ndodhet vëllai juaj?
Është jashtë ka disa muaj që është jashtë nuk kam marrëdhënie me të.

Nëse çështja mbyllet nga prokuroria si do të veproni?
Do largohem jashtë do gjej zgjidhjen më të mirë të largohem jashtë.



3 Comments

  1. Te sugjeroj te pajisesh me nje GLOCK dhe kurdo te te dalin perpara ata kurvat thjesht bjeru te krahet,beja copash….edhe vazhdo rrugen…sbesoj se do te te ngasin me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *