• |
ide | kryesore

Champions/ Radha e kampionëve në fuqi, sytë edhe tek Juventus e Bayern Mynih

F1, Sport



Spektakli i Champions League nuk është mbyllur, sepse në fushë zbresin sonte katër grupet e tjera. Pritshmëritë janë të gjitha në aksin Madrid-Juventus ku pika e përbashkët është Cristiano Ronaldo. Kampionët në fuqi do të luajnë për herë të parë në 9 vjet pa portugezin në një ndeshje të Champions, ndërsa për CR7 është debutimi në kompeticionin e tij të preferuar me bardhezinjtë.

Vëmendja në Grupin E shkon në Lisbonë ku Benfikën e viziton Bayern Mynih. Kampionët e Gjermanisë vijnë të copëtuar nga dëmtimet me Goretzka, Coman, Rafinha e Tolisso jashtë gare, por nuk heqin dorë nga ideja për të dalë me fitore.

Duket se do të jetë edhe decizive për kreun e Grupit F përplasja në Al Etihad mes Manchester City dhe Lyon, ku favoritë mbetet skuadra e Guardiolës, për më tepër që francezët kanë humbur në verë edhe sulmuesin Mariano Diaz.

Madrilenët e nisin mbrojtjen e trofeut në Bernabeu me Romën, në një ndeshje ku vendoset supremacia e Grupit G, ndërsa dy skuadrat e tjera, Plzen e CSKA mendojnë që tani për vendin e tretë, që të con në Europa League.

Valencia e Juventus sfidohen në Grupin H, në një ndeshje që do të shohë për herë të parë Ronaldon me fanellën bardhezi në Europë, por kujdes nga Manchester United. Mourinho kërkon të imponohet menjëherë në grup, për të vënë nën presion kundërshtarët.

KALENDARI I NDESHJEVE

Champions League – Grupi E
18:55 Ajax – AEK Athens
21:00 Benfica – Bayern Munich
Champions League – Grupi F
18:55 Shakhtar Donetsk – Hoffenheim
21:00 Manchester City – Lyon
Champions League – Grupi G
21:00 Real Madrid – Roma
21:00 Viktoria Plzen – CSKA Moscow
Champions League – Grupi H
21:00 Valencia – Juventus
21:00 Young Boys – Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *