• |
ide | kryesore

Dëshmia për plagosjen në Tiranë: Autorët nxorrën thika dhe kaçavida dhe e qëlluan disa herë!

Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete të forta, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia e Tiranës njofton se u bë kapja dhe shoqërimi i 51 vjeçarit Rezmi Caushaj, i cili ka lënë të plagosur 40-vjeçarin.

Dëshmitarë të ngjarjes thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 10.15 minuta pranë Unazës së Re. “Qenë dy persona që zbritën nga një makinë dhe iu drejtuan tavolinës, ku ishte ulur 40 vjeçari me persona të tjerë në tavolinë. Nxorrën menjëherë thikën dhe kaçavidën dhe e qëlluan disa herë. Personi është plagosur rëndë ndërsa autorët u larguan të qetë. Nuk debatuan me njëri tjetrin, thjesht e goditën disa herë dhe u larguan me makinën e tyre” ka thënë një person që e pa ngjarjen nga afër, por nuk pranoi të identifikohej.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *