• |
ide | kryesore

Drama e Stephen Darby: mbrojtësi i sëmurë tërhiqet nga sporti në moshën 29 vjeçare

Sport



Rrufe në qiell të hapur bie mbi Bolton dhe futbollin anglez. Stephen Darby, mbrojtësi i Wanders dhe ish-lojtari i Liverpool, tërhiqet në moshën 29 vjecare për shkak të një sëmundje neurologjike. Futbollisti ka njoftuar lamtumirën nga sporti përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, ku ka kërkuar respekt për këtë moment delikat: “Jam i trishtuar, përfitoj nga rasti për të falenderuar Bolton e të gjithë stafin për suportin në ditët e fundit. Kërkoj privatësi për të mundur të përqendrohem në këtë betejë të re”.

Tërheqja e detyruar për shkak të problemeve me sistemin nervor nuk ka kaluar pa vëmendje. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur solidaritetin e tyre, sidomos persona që gjatë viteve kanë bashkëpunuar ose njohur Darby.”Jam krenar që të bëra të debutosh, i dëshpëruar që mësova tërheqjen tënde”, është mesazhi i Benitez që vazhdon më pas: “Stephen je një person i vecantë, ke gjithë mbështetjen time. Nuk do të ecësh kurrë vetëm”. Edhe ish-kapiteni i të kuqve Steven Gerrard ka treguar suportin e tij: “I shkatërruar nga ky lajm, një djalë aq i mirë. Më i miri që kam njohur në futboll “.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *