• |
ide | kryesore

(FOTO) Koreja e Veriut një hap më pranë mbylljes së zonave të testimeve të raketave

Planet



Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In deklaroi se ka arritur marrëveshje me homologun koreano-verior, Kim Jong Un, që ky vend të mbyll një nga zonat e testimit të raketave nukleare.

Marrëveshja është përshkruar nga Kim si “hap përpara” drejt arritjes së paqes ushtarake në Gadishullin Korean.

Kim po ashtu ka thënë se shpreson se do të vizitojë Seulin në të ardhmen, çka do të shënonte vizitën e parë të një lideri koreano-verior atje.

Çështja kryesore e samitit në mes të dy liderëve ka qenë denuklearizimi. Pavarësisht pse Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore kanë deklaruar se janë pajtuar për arritjen e denuklarizimit, negociatat janë bllokuar.

Moon ka thënë se Kimi ka rënë dakord “për të mbyllur përgjithmonë zonën e testimeve, Tongchang-ri” dhe se kjo gjë do të bëhet “në prezencë të ekspertëve nga shtete të rëndësishme”, të cilët do të verifikonin se koj zonë nuk do të funksionojë më.

Ai ka thënë po ashtu se Kim është pajtuar për të mbyllur dhe zonën bërthamore Yongbyon, vend në të cilin besohet se Koreja Veriore ka prodhuar material për testime bërthamore, mirëpo vetëm nëse edhe Shtetet e Bashkuara marrin disa hapa reciprokë. Detaje e tjera nuk janë bërë të ditura.

Presidenti jugorean ka ftuar liderin e Koresë Veriore që të vizitojë Seulin, duke thënë se kjo vizitë duhet të ndodhë para përfundimit të vitit.

Ata po ashtu kanë treguar planet që të dyja vendet të jenë mikpritëse të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2032.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *