• |
ide | kryesore

Gentian Mezani trajneri i ri i Luftëtarit

F1, Sport

Kampionati në mesjavë i ka detyruar drejtuesit e Luftëtarit të nxitojnë për të caktuar trajnerin e ri të skuadrës, pas largimit të Milos Kostic. Një lëvizje blic e bluezinjve ka sjellë në Gjirokastër Gentian Mezanin. Ish-tekniku i Lacit dhe Flamurtarit do të jetë njeriu që do të udhëheqë gjirokastritët në pjesën e mbetur të sezonit. Për Mezanin kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit.

“Ishte momenti të kthehem në pankinë, – është shprehur tekniku vlonjat. – Luftëtari ka lojtarë cilësorë, por duhen rikuperuar disa elementë të rëndësishëm, pa të cilët është vështirë të bëjmë mirë,. Aleksi është dëmtuar, Rroca ende nuk ka rikuperuar dhe janë lojtarë që kanë peshë në skuadër”

Mezani ka drejtuar Lacin drejt një sipërmarrje të vështirë, por që në fund u kurorëzua me prezencën në Europa League, por tani i duhet të bëjë llogaritë me 0 pikë në katër ndeshje dhe një vend i fundit në renditje që peshon mbi të gjitha në moralin e Luftëtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu