• |
ide | kryesore

“Maracana”, stadiumi më sugjestionues në botë priti Hysajn e është gati për Shaqirin

Sport



Të luash në Beograd nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Ka qenë dikur, e është edhe sot, pavarësisht se Crvena Zvezda nuk është më ajo e kampionëve të dikurshëm. Rajko Matic, i njohur më shumë si Maracana, është një nga stadiumet më sugjestionues të të gjitha kohërave. Kundërshtarët e Crvena Zvezdës nuk duhet ti bëjnë llogaritë vetëm me kundërshtarët në fushë, por edhe më tifozerinë e tmerrshme dhe tunelin e tij frikësues.

I futur në histori për grafitet në gjuhë cirilike, mesazhe të qarta për ti bërë kundërshtarët të druhen e kalimi para forcave të policisë është lyer tashmë bardhekuq. Një tunel i gjatë, me shkallë që zbresin e ngjiten e ku fundi nuk duket kurrë, në kohën kur brohoritjet e egra të tifozëve sa vijnë e afrohen, duke i bërë të frikësohen 11 kundërshtarët e Zvedzës.

I gjatë më shumë se 100 hapa, kalimi që përcjell lojtarët në fushën e lojës ka pësuar një fare ristrukturimi, por ruan me vete vite tradite e frike. Impianti i ndërtuar në 1961, që mban emrin e ish-futbollistit serb Rajko Mitic, është një fortesë që i jep krahë formacionit serb në Europë dhe jo vetëm. Uefa ka kërkuar ndërhyrje në të gjithë strukturën, ndaj dhe nën-kalimi ku Hysaj dhe Napoli ecën për të dalë në fushë në debutimin e tyre në Champions ishte disi më elegant, por përsëri i mbushur me tension.

Një ecje drejt ferrit konsiderohet dhe Hysaj e përjetoi me Napolin, por armiqësia e stadiumit serb do të jetë edhe më e madhe për Xherdan Shaqirin dhe Liverpool. Tifozeria që drejtohet nga Ivan Bogdanov, i “tmerrshmi” nuk e harron festimin e kosovarit me simbolin e shqiponjës shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *