• |
ide | kryesore

Ministri gjerman ‘shuplakë’ për çeljen e negociatave: Nuk ka siguri as për qershorin 2019, duhen reforma

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ndodhet sot në Tiranë në një vizitë zyrtare. Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman u shpreh qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit

Ai u shpreh se kriteret janë të ditura dhe të qarta për vendin tonë. po ashtu ai tha se duhet bërë hapa në reformë që të binden edhe ata që janë skeptikë për bisedimeve për anëtarësim.

“Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues sa i përket fillimit të mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit  me Shqipërinë duke nisur prej 2019. Është një vendim që tregon vlerësim për reformat që janë marrë vitet e fundit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta. Duhet të ekzistojë hapa për rezultate të tjera sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë sa i përket këtij procesi. Bëhet fjalë më së shumti për konsolidimin e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam tepër optimist që do ecim përpara në këtë rrugë.” – tha Maas.



3 Comments

  1. Mooooosss. Se keni idene se sa ju kercet ketyre tek çelja e negociatave , asnje nga keta nuk e do por bejne sikur .

  2. Ore Heiko, e ke pyetur Vlahutinin ti apo jooooo? Mos bej asnje veprim pa pyetur Vlahutinin se perndryshe e di vete ti…

  3. po normale qe s’hapen kte e di dhe bufi po beri bojkot luli ngecin reformat dhe ngecin negociatat ashtu si kane bllokuar deri tani reformen ne drejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *