• |
ide | kryesore

Nuk duhet të luante se nuk shihte: Firmino shënon dhe feston si pirat, Klopp e imiton

Sport



Një gisht në sy dhe frikë e madhe kundër Tottenham. Pastaj mbrëmja e madhe e paharrueshme kundër Psg në një ndeshje që as nuk duhet ta luante. Protagonisti i kësaj cështje është Firmino, sulmuesi i Liverpool, deciziv si zëvendësues me një gol në fund të ndeshjes që bëri të shpërthenin tifozët në Anfield. Braziliani festoi golin me një mënyrë të vecantë, si pirat, duke mbuluar një sy, duke iu referuar qartë dëmtimit të pësuar nga dora e Vertonghen.

Dedikimi i Firminos ka prekur edhe Klopp që menjëhrë pas ndeshjes ka dashur të imitojë lojtarin për ti dhënë meritat e duhura e duke nënvizuar kurajon e madhe: “Deri një ditë më parë mjekët më thanë se Firmino nuk mund të luante sepse nuk shihte. Mendova se nuk do ta aktivizoja, por ai më tha se do tia dilte dhe shënoi edhe gol. Pa të skuadra nuk do të fitonte dot. një goditje dhe një gol, cfarë mund të them më shumë? Mendoj se duhet ti dedikojmë një fanellë. Cfarë festimi!”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *