• |
ide | kryesore

“Paratë, ose do ti them shqiptarit”/ Arrestohet italiani që zhvaste ish-të dashurën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Miti i “shqiptarit që të vret e të vjedh” është rikthyer sërish në Itali.

Të paktën këtë të lë të kuptosh rasti i fundit i kronikës në Italinë fqinje, atje ku një 33 vjeçar zhvaste ish-të dashurën e tij 29-vjeçare duke e kërcënuar se nëse nuk i jepte paratë që kërkonte, ai do të “thërriste shqiptarin… dhe ajo e dinte se çfarë do të ndodhte pastaj”.

Kërcënimi i 33-vjeçarit italian ishte i atillë se “shqiptari” do të vinte për të lënduar të renë dhe familjen e saj.

Më në fund 29-vjeçarja u bind për të bërë denoncimin në polici. Ngjarja ka ndodhur në rrethinat e Parmës dhe hera e fundit që ish-të dashurit janë takuar ka qenë dhe momenti kur italiani që “thërriste shqiptarët” është prangosur.

Karabinierët kanë shkuar së bashku me të renë gjatë shkëmbimit të parave dhe e kanë prangosur në momentin kur 29 vjeçarja po i jepte “haraçin” italianit 33 vjeçar. Plot 5 mijë euro kishte zhvatur italiani përmes këtij kërcënimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *