• |
ide | kryesore

PD kallëzon në Prokurori Veliaj: Abuzime me tenderat, i dha 2.6 mln euro ‘Fushës’ për 400 pisha

Lajme, Të fundit



Në një dalje për mediat deputeti PD-së, Klevis Balliu ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Po ashtu ai është shprehur se do të kallëzojë në prokurori Veliajn për abuzim me tendera në favor të kompanisë ‘Fusha SHpk” si edhe shkelje në detyrë.

Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skenderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit. Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”, për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet. Për t’i dhënë “Fushës” 2.6 milionë euro, Erion Veliaj ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë marramendëse 6 500 euro copa. Me 2.6 milionë euro Erion Veliaj mund të kishte ndërtuar një shkollë të standardeve më të mira, me pajisje të kohës, laboratorë dhe palestër, por ai zgjodhi të blejë pisha, disa prej të cilave janë tharë, të tjera janë prerë nga vete bashkia, edhe pse kanë kushtuar 6 500 euro copa.” – tha Balliu.

Ai tha se në prokurori ka paraqitur prova filmike dhe disa fotografi që tregojnë prerjen dhe tharjen e pishave, njësoj si palmat, situatë për të cilën akuzoi kryebashkiakun se ka mbyllur sytë dhe nuk ka marrë asnjë masë ndaj “Fushës”.

 



8 Comments

  1. @ 6 500 euro copa @

    E degjuat o milet.. pra Veliaj ka blere nje pishe 8 miljon lek te vjetra.

    Tani filloni dhe kerceni ju majmunet e ketij portali pas bananes qe ju hodhi kerrici i Fariut dhe nxirrni zoret e barkut kunder Veliajt.

    ( edhe sikur te ishte i koruptuar , nuk do ishte aq budalla te blinte 8 miljon lek te vjetra nje peme, genjeshter shume e trashe)

  2. Ky eshte kulmi . A e kemi luxin ne te bejme shpenzime per mondanitet ? Pafyryresia ne kete vend eshte bere normalitet . Keta po i xhvasin edhe eshtrat ketij vendi .

  3. O Bashe mos fli gjume. Nga ura tek kopeshti zoologik jane thare 70% e pemeve. Ne rrugen e re te bicikletave rreth parkut madh Jane thare afro 20%. Apo nuk ka problem se paguan biznesi dhe qytetaret. Keto Jane te prekshme e jo imagjinata.

  4. Qe lali eri esht me kokrra BQ qe ka pasur ndonjeher ekrani shqiptar,kjo nuk do inteligjenc per ta kuptuar,ironia esht qe kta te tjeret qe akuzojn qe drejtesia esht e kapur nga Rama shkojn aty per te denoncuar rastin dhe per te na treguar qe po bejn opozit, shkurt muhabeti tallin k@arin me delet. PD-PS= MUTER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *