• |
ide | kryesore

Portieri më i pathyeshëm në kampionatet më të mira Europiane është …ai i Spal

Sport



Nga rezervë në titullar i pazëvendësueshëm që po ngjit lart Spal. Moment për të mos u harruar për Alfred Gomis, portier që po rezulton një saracineskë e vërtetë në javët e para të Serie A. Senegalezi në fakt është i vetmi portier në pesë kampionatet më të rëndësishëm në kontinent që e ka ruajtur portën të paprekur për tre ndeshje, duke pësuar vetëm një gol nga N’Koulou në humbjen e pësuar në Torino.

I mbërritur tek Spal në verën e 2017, pas huazimeve tek Salernitana, Bologna, Cesena e Avellino, portieri i datëlindjes ’93 ka gjetur skuadrën e duhur për të tentuar shpërthimin. Pas në hierarkitë e teknikut Semplici në verë, sidomos pas ardhjes nga Torino e Milinkovic-Savic, senegalezi ka shfrytëzuar rastin e dëmtimit të serbit. Tani Gomis me pritjet e tij po e ndihmon Spal të bëjë pikë e të jetojë ëndërrën e vendit të dytë në kampionat, që nuk i ndodhte që nga 1962.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *