• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Si po shkon drejt dështimit gjyqi ndaj Emiliano Shullazit

Kryesore, Lajme



Është kthyer në telenovelë dhënia e pretencës së prokurorisë për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij të bashkëpunëtorëve. Çështja ndaj “të fortit” më të lakuar të viteve të fundit ka mbetur në Gjykatën e Krimeve të Rënda në pikën kur akuza duhet të paraqesë para togave të zeza kërkesën për dënim.

Por kjo çështje zvarritet prej muajsh, fillimisht për shkak të “tekave të avokatëve” dhe tashmë (si rrallë ndonjëherë) për shkak të vetë prokurorëve. Fillimisht u largua nga trupa e prokurorëve Elisabeta Imeraj, e cila u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Dosja i kaloi prokurorit Ened Nakuçi, por ai njoftoi largimin jashtë vendit për arsye shëndetësore. Shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ia pasoi dosjen paraardhësit të saj Besim Hajdarmataj. Në seancën e një jave më parë ai u kontestua fort nga avokatët mbrojtës duke bërë që gjithçka të dështojë. Por çfarë po ndodh me këtë çështje.

Gazetari Flamur Vezaj që tashmë jeton jashtë vendit ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetet sociale duke hedhur dritë në prapaskenat e kësaj çështjeje. Sipas Vezajt, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku e ka kthyer institucionin në paligjshmëri totale.

“e përkohshmja A.Marku, pas komandimit të shoqes se klasës (mediokre) ka kthy institucionin ne paligjshmëri totale, duke sajuar extra procedurë ligjore vetëm e vetëm për të favorizuar e lehtësuar kriminelët që po gjykohen në këtë institucion! Skandali i radhës, rebelohet e gjithë trupa e prokuroreve kunder saj, duke braktisur mbledhjen e thirrur per caktimin me short te prokurorit te 4 (??!) ne dosjen e Emiljano Shullazit!” – shkruan Vezaj që bën më pas një historik të çështjes së Shullazit, nga largimi i Imerajt, sëmundja e Nakuçit, komandimi i Hajdarmatajt dhe bllokimi i çështjes.

Donika Prela (majtas) dhe Arta Marku (djathtas)

“E ndodhur ne këto kushte Prela ka caktuar prokurorin Besim Hajdarmataj per te perfaqesuar dosjen, por edhe ky është trembur dhe ka kërkuar që në dosje te përfshihen edhe prokurorë të tjerë!

Donika Prela është zotuar se bashkë me zv/e saj Gentian Osmanaj do i bashkohen çështjes dhe kanë kërkuar që edhe nje prokuror i katërt t’i bashkohet dosjes (për të mbajtur ison se do këndojnë labçe)!

Por trupa e prokuroreve, e ka refuzuar këtë propozim te Preles, per hedhjen e shortit, duke argumentuar ne mungese te bazës ligjore, çka e kane braktisur mbledhjen me pretendimin se Prela po sajon procedura extra ligjore per ti dhënë shkak Shullazit që të prishë dosjen (vendimin) në gjykatat më të larta!!!” – shkruan Vezaj.

Edhe në një raportim të Top Channel konfirmohet mbledhja e organizuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për hedhjen e shortit i cili ka dështuar.

“Kur akuzës i kanë ngelur edhe 6 ditë afat për të shpallur pretencën për grupin e Emiliano Shullazit, përsa kohë që Gjykata e Krimeve të rënda ka caktuar datën 25 shtator si seancën e radhës, Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon të mbetet në një rrugë pa krye” – thuhet në të njëjtin raportim ku konfirmohet se gjatë mbledhjes zhvilluar në dyer të mbyllura, prokurorët janë rebeluar ndaj Prelës, duke braktisur mbledhjen.

Në gjyqin ndaj Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zelës, prezantimi i pretencës ka dështuar prej muajit qershor. Gjatë verës gjyqet janë zvarritur nga avokatët, ndërsa prej fillimit të shtatorit nuk ka prokurorë që të përfaqësojë akuzën në Gjykatë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Sistemi i drejtesise i deshtuar,qeveria e deshtuar.E gjitha kjo,per shkak te Kryeministrit deshtak,
    mashtruesit,zhgarravitesit qe nuk e pranuan as si mesues vizatimi ne shkollat fillore ne France.
    Shullazin,qe Rama dhe qeveria e tij nuk guxonin as ti permendnin emrin,e denoncoi opozita,ndryshe
    do te ishte akoma ne aktivitet edhe sot, ai dhe banda e tij,qe sfidonin Shtetin ne Kryeqytet.Perderisa
    Rama la te lire kriminelin Lul Berisha,perse jo edhe Shullazin!I ka pike te dobet gangsterat Rama,aq sa
    i angazhoi edhe ne politike,duke i bere Deputete dhe Kryetare Bashkie.Çfar ka Saimir Tahiri dhe Fatmir
    Xhafaj me shume se Shullazi?Mbi 4 Muaj nga audiopergjimi i Agron Xhafajt dhe ekspertiza akoma nuk e
    ka thene fjalen e saj!Ne cilin Shtet afrikan ndodh kjo?

  2. Po ca pret nga virtuozet e kryeprokurores. Nje tufe kurvash nga ekipi prestigjozo-virtuozo-fantashkencor i arta bythes.
    Arta eshte nenpunes i xhafes ndersa ne kohe te lire sheh telenovela turke.

    Seriozisht tani : e keni marre vertet seriozisht arta markun??????
    Nuk e di nese arta ben pun shpie psh lan gatun qep etj per gje tjeter sben

  3. Ne kete mesele, qe nuk ka mbrim ligjor, me pare duhet ta marrin vesht specialistet e huaj qe po ndihmojne( ne mos e shkaterrofshin) ppper drejtesine se si ky pushtet, me keta rilindas specialiste te pervetesimit e sabotimit te cdo gjeje ne shqiperi, do mund te presim suksese ne denimin e bandave e mafiozeve,,,,dhe kjo trego mese qartazi qe ky pushtet eshte komplet i kapur eqe ne dore e kane bandat.Jane ca gjera qe mafia e ketij pushteti manovron, e vepron me mjeshteri ne mashtrimet ligjore te drejtesise por dhe te ekonomise, qe nga dita ne dite precipitimi ekonomise po shkon ne faliment. MOs prisni me nga qelbesirat rilindase.

  4. Fatos Nano dhe Sali Berisha u përpoqën dhe u shkëputën nga lidhjet që kishin me të fortët që nuk ishin bërë akoma kriminelë, ndlrsa ky adoleshenti me komlekse, edvin droga shkon dhe i gjurmon ku janë e ku nuk janë të gjithë kriminelët.
    Të dy palët mbajnë peng njëri-tjetrin.
    Shkëputja do të jetë shumë e dhimbshme për njerën palë.

  5. askush nuk guxon te prek shoket e pasardhesit e dhjerjes se stalinit,jashteqitjes se titos,mugoshes e mao lu ce dunit enver.tashem nenproduktet e tij pra krymbat e qenefit negjmije rama,ruqi,xhafa,balla,doshi,braho po bejn kerdi ,me ndihmen e kazanve ,plehut e lopve me dele.dhjej edvin e sa her i dhin mutin ta lepin ,si te enveri sa her u jipte mut populli qelbesir parti enver o sa mir po na dhjer.dhe prap pas 75 viteve barkun bosh e kan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *