• |
ide | kryesore

Qeveria miraton ngritjen e Shkollës së Drejtorëve

Lajme, Të fundit
qeveria, vizat, kazakistan, marreveshje



Qeveria ka vendosur sot miratimin e vendimit për krijimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”, institucion i cili ngrihet nga Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Sipas vendimit të qeverisë, organet dhe autoritetet drejtuese të Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar janë:

⦁ Bordi drejtues, i përbërë nga jo më pak se 5 (pesë) anëtarë;

⦁ Drejtori ekzekutiv.

“Përbërja, procedura e emërimit, shkarkimit dhe kompetencat e bordit drejtues dhe të drejtorit ekzekutiv përcaktohen në statutin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, të miratuar nga bashkëthemeluesit e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse. AADF-ja gëzon të drejtën e shumicës së thjeshtë të anëtarëve në bordin drejtues. Kryetar i bordit është njëri prej anëtarëve të emëruar nga ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, thuhet në pikën 5 të vendimit.

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar kryen këto detyra:

a) Vlerëson nevojat për trajnim të drejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar;

b) Përcakton llojin e trajnimeve, si proces përgatitor për certifikim, trajnimeve të vazhdueshme dhe trajnimeve të tjera si dhe krijon kurrikulat e programet përkatëse;

c) Lëshon certifikatën përkatëse të trajnimit për drejtimin e institucioneve të arsimit parauniversitar;

ç) Përcakton kriteret e përzgjedhjes dhe përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët trajnohen nga Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar;

d) Përzgjedh institucionet e arsimit të lartë apo të subjekteve të tjera për realizimin e objektit të veprimtarisë së Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar;

dh) Monitoron zhvillimin e trajnimit;

e) Ofron trajnimin e vazhduar ose trajnime të tjera, nëpërmjet kontraktimit të trajnerëve nga institucionet e arsimit të lartë apo subjekte të tjera vendase ose të huaja;

ë) Monitoron drejtorët/nëndrejtorët e institucioneve arsimore parauniversitare në vendet e tyre të punës, në veprimtarinë e përditshme;

f) Krijon rrjetin e drejtorëve/nëndrejtorëve të trajnuar nga Shkolla e Drejtorëve;

g) Bashkëpunon me institucione homologe të huaja dhe organizma ndërkombëtarë;

gj) Koncepton, zbaton e monitoron projektet dhe aktivitetet në fushën e drejtimit të arsimit parauniversitar;

h) Propozon politikat dhe zhvillimin e studimeve, në bashkëpunim me institucionet e arsimit parauniversitar, për të gjitha fazat që ndikojnë në cilësinë e formimit e të punës së drejtorit/nëndrejtorit të institucionit të arsimit parauniversitar, si: sistemin e formimit e të certifikimit të drejtorëve/nëndrejtorëve, sistemin e përzgjedhjes e të punësimit të drejtorëve/nëndrejtorëve, sistemin e zhvillimit profesional, sistemin e vlerësimit të performancës e të standardeve të punës së drejtorëve/ nëndrejtorëve.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për drejtorët/ nëndrejtorët në detyrë, në programin e zhvillimit profesional të drejtorëve/nëndrejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar në Shqipëri, miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin, pas konsultimit paraprak me Shkollën e Drejtorëve. Trajnimi i drejtorit/nëndrejtorit në detyrë zhvillohet me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna.

Pas kalimit me sukses të provimit përfundimtar, drejtorët/nëndrejtorët në detyrë dhe kandidatët për drejtor/nëndrejtor pajisen me certifikatën për drejtimin dhe administrimin e institucionit arsimor parauniveristar, e cila lëshohet nga Shkolla e Drejtorëve.

Ministria kontribuon duke vënë në dispozicion të Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ambientet e nevojshme të zyrave për ushtrimin e veprimtarisë së saj.



3 Comments

  1. Mbyllni shokllat per te mesuar femijet qe hyne ne klasat e para dhe shkollat 9 vjecare dhe hapni halera te tjera per drejtorat militante qe kini ne krye te ketyre insticioneve arsimore.

  2. Pallavra.Jam mesures dhe jam ne qelize te problemi.Te gjithe drejtoret e shkollave ne Kukes,Jane vene ne Baze te kritereve thellesisht politike.Patjeter duhet te jesh Shkurte Pal Vate Apo Fuat Cele ne devocion ndaj Partise qe te behesh drejtor dhe nuk Kane gabuar aspak ne kete zgjedhje.Kan bere drejtor shkolle personnes qe nuk ka bere nje ore mesimi si mesues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *