• |
ide | kryesore

Përdorimi i fëmijëve për propagandë nga Veliaj dhe Nikolla, shikoni ç’bënë ditën e parë të shkollës

Lajme, Të fundit



Ditën e parë të shkollës, veç stresit të menaxhimit të nxënësve, takimeve me prindërit dhe sistemimit në klasa, për mësuesit e Tiranës ishte dhënë edhe një porosi e veçantë nga lart. Duhejt t’i shpërndanin secilit fëmijë nga dy letra, njëra në emër të Erion Veliajt dhe tjetra nga Lindita Nikolla.

I pari kishte zgjedhur të hartonte një tekst ku i fliste të miturve për shkollat e reja dhe sfidat e Bashkisë së Tiranës, një mesazh i përëritur, tipik i fjalimeve false me të cilat shpëlan trutë e militantëve dhe pastaj e shumëfishon duke e shpërndarë të gatshëm në media.

E dyta, përmes një letre të vizatuar në formën e skicës së orarit, kishte bashkangjitur një urim të personalizuar. Në këtë mënyrë, sa herë të shihnin orarin, sytë e fëmijëve të dallonin aty edhe emrin e Linditës.

Fatmirësisht, kohët kur në shkolla recitoheshin vjersha për xhaxhin Enver janë të largëta, por këto dy letra të shpërndara për të miturit që ditën e parë të shkollës, janë dëshmi e verbërisë së propagandës së Rilindjes, që nuk ndalet as para një momenti të rëndësishëm për fëmijët, siç është dita e parë e shkollës, me qëllimin e vetëm për të mbjellë në trurin e të vegjëlve, emrin e tyre.

Më poshtë mund të shihni letrën e Erion Veliaj që iu shpërnda fëmijëve të fillores dhe orari i personalizuar me emrin e Linditës:



2 Comments

  1. Vjellje. 100 here me mire t’i lesh femijet pa shkolle dhe t’i edukosh vete se t’i digjet ne tru emri i kesisoj mostrave qe ne moshe te mitur.

  2. Mesuesit e kesaj Qorrkes pervecse jane qe nga koha e komunizmit jane dhe analfabete. Sistemi arsimor eshte i shartuar, gjysem komunist dhe gjysem i paafte dhe nuk pergatit nxenes qe te jene te afte per treg pune neser! (Megjithese dhe tregu i punes eshte nje problem me vete!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *