• |
ide | kryesore

Sherri me Babastars, publikohet dënimi i Noizy-t

Paparazzi, Slider



Noizy u paraqit në gjykatë për sherrin e famshëm të viti 2016 midis grupit të tij OTR dhe labelit Babastars. I pranishëm në gjykatë së bashku me Albert Krasniqin, person i përfshirë në ngjarje, ai kërkoi falje para gjykatës për veprimet e tij, madje pasi seanca përfundoi ai postoi dhe një foto së bashku me të, si për të treguar se gjithccka ishte lënë në të kaluarën.

Sot është dhënë vendimi nga trupi gjykues për ngjarjen në fjalë , ku Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë, ndërsa Krasniqi, i cili akuzohej për plagosjen e reperit, është dënuar me 6 muaj burg por që mund ta shlyejë me para. Gjithashtu ai duhet të paguajë një shumë prej tetë mijë eurosh për veprimet e tjera në aktakuzë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *