• |
ide | kryesore

Shpallet i pafajshëm Artur Zoto, ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve i dënuar me 5 vite burg

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shpall të pafajshëm ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto.

Në maj të këtij viti, ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, u  dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg.

Zoto u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit, akuzë kjo që u ngrit pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Zoto u arrestua rreth një vit më parë pas bashkëpunimit të Iljaz Labit me prokurorinë.

Ky i fundit tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *