• |
ide | kryesore

Tuchel humbet ndeshjen, mamaja i ndërpret edhe konferencën për shtyp

Sport



Nuk mjafton një gol në fund të ndeshjes nga një lojtar që as nuk duhet të luante, por mbrëmja e keqe e teknikut të Paris Saint Germain, Tuchel, ka vazhduar edhe në konferencën për shtyp. Një telefonatë e papritur ka karakterizuar konferencën e shtypit pas ndeshjes së humbur në Anfield kundër Liverpool.
Kush ‘shqetësoi’ trajnerin ndërsa fliste me gazetarët prezentë në sallë ishte e ema e gjermanit që ia tregoi të gjithëve telefonin ndërsa binte zilja. Me humor Tuchel ka komentuar me shpejtësi ngjarjen duke shkaktuar të qeshura.

Tekniku i fracezëve nuk e ka kaluar lehtë humbjen e minutës së fundit. “Luajtëm një pjesë të parë të mirë, nuk kishte kuptim të shkonim në pushim me dy gola në favor të Liverpool – tha gjermani për L’Equipe -. Në fund ishte e vështirë, sespe kjo është një humbje e pamerituar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *