• |
ide | kryesore

Ankth dëmtimesh tek Juventus: Khedira e Douglas Costa i shtohen listës

Sport



Pas triumfit në Mestalla, Juventus është në ankth për dëmtimet. Sikur të mos mjaftonte kartoni i kuq i Cristiano Ronaldos, bardhezinjtë duhet të bëjnë llogaritë edhe me gjendjen fizike të Sami Khedira e Douglas Costa. Mesfushori gjerman, që doli nga fusha pas 23 minutash për një lodhje muskulare në kofshën e majtë, është e sigurtë se nuk do të jetë kundër Frosinone.

Ndeshja e brazilianit, zgjati edhe më pak vetëm 22′ dhe Costa la fushën për një goditje të marrë në kavilje, por edhe një lodhje muskulare në kofshën e djathtë.

Pas Spinazzola, Barzagli, De Sciglio, tekniku Allegri rrezikon të bëjë edhe pa Khedira e Douglas Costa, të dëmtuar në mbrëmjen magjikë të Valencias. Për gjermanin është i njëjti dëmtim që e mbajti jashtë lojës për dy javë.

Për Douglas Costa është vërtetë momenti jo. Pas katër4 javësh dënim në kampionat për xhestin anti-sportiv ndaj Di Francesco, tani vjen problemi fizik. Për ish-lojtarin e Bayern Mynih kthimi duhet të jetë 2 tetor, kur Juventus do të mirëpresë zviceranët e Young Boys në ditën e dytë të fazës së grupeve të Champions League.

View this post on Instagram

Um mês para ser esquecido!

A post shared by ⚡️DC11⚡️ (@douglascosta) on




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *