• |
ide | kryesore

Arrestohet një tjetër person në Gjirokastër, ishte pjesë e grupit të policëve që merrnin para në Kakavijë

Lajme, Të fundit



Në kuadër te operacionit të mesditës së sotme, SHÇBA ka arrestuar edhe personin e fundit te shpallur në kërkim, Kastriot Senka, nga Fieri, njoftuan burime zyrtare nga Ministria e Brendshme.

Me heret SHÇBA ka arrestuar edhe 6 punonjes policie dhe 1 shtetas, per korrupsion pasiv, shperdorim detyre dhe dhenie ndihme per kalim te paligjshëm te kufirit.

Pas një hetimi disa mujor, ditën e sotme janë arrestuar plot 6 punonjës të policisë kufitare, në rrethin e Gjirokastrës, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm, kundrejt shpërblimit, disa shtetasve të ndryshëm, të cilët kanë pasur probleme në lëvizjen e zonës “Shengen”.

Njoftimi i plotë

SHÇBA arreston 6 punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit

Pas një hetimi disa mujor pro-aktiv me metoda speciale të hetimit, SHÇBA ka goditur veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjës policie dhe disa shtetas, në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Kakavijës.

Duke shpërdoruar detyrën, këta punonjës policie në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë patur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’.

Për disa muaj me rradhë, efektivë të SHÇBA kanë mbajtur nën vëzhgim, përgjuar dhe kryer veprime simuluese, për të dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të këtyre shtetasve.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Gjirokastër ka vendosur për këta punonjës policie, masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Shërbimet e SHÇBA kanë arrestuar sot 7 persona:

Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Besnik Sinani, nga Fieri.

Ndërkohë po punohet për ndalimin e një shtetasi tjetër të shpallur në kërkim, si pjesë e kësaj veprimtarie të paligjshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *