• |
ide | kryesore

BE arrin marrëveshje me Serbinë mbi sigurinë kufitare

Lajme



Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje me Serinë për të ndihmuar menaxhimin e kufirit dhe ndryshimin e papritur të flukseve migratore në vend.

“Sot, Komisioneri për Migracion, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos dhe zv/kryeministri serb, njëherësh ministër i brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, kanë nënshkruar marrëveshje statusore që do të lejojë ekipet e Gardës Kufitare dhe Rojes Bregdetare Evropiane të vendosen në Serbi”, njoftoi Komisioni i BE-së.

Sipas marrëveshjes, rojet evropiane do të kryejnë operacione të përbashkëta me Serbinë. “Hap pas hapi, ne jemi më mirë duke mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së”, është shprehur Komisioneri Avramopoulos.

Draft marrëveshja e statusit do të nënshkruhet zyrtarisht kur të dyja palët të përfundojnë procedurat e nevojshme ligjore dhe të miratohet pëlqimi i Parlamentit Evropian.

Komisioni i BE-së njoftoi se marrëveshje të ngjashme, BE ka me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Zyrtarët e BE-së vazhdojnë negociatat për të nënshkruar një marrëveshje të menaxhimit të kufirit me Bosnjë e Hercegovinën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *