• |
ide | kryesore

Brych “armiku” i italianëve: precedentët e arbitrit që i prishi debutimin Ronaldos

Sport



Arbitri Felix Brych u bë protagonist i ndeshjes së Champions League mes Valencias dhe Juventus me kartonin e kuq për Cristiano Ronaldo në minutën e 29′: e para në 154 ndeshje të turneut më të rëndësishëm Europian për klube.

Nuk është hera e parë në fakt, që arbitri gjerman përfundon mes polemikash: në sezonin e kaluar, 43 vjecari drejtoi gjysëmfinalen e Champions mes Liverpool e Roma duke krijuar pakënaqësi të mëdha tek verdhekuqtë, skuadra e Di Francescos protestoi ashpër për dy nga 5 golat e pësuar nga të kuqtë, sidomos për ndërhyrjen e Wijnaldum ndaj Strootman në golin e 1-0 apo për pozicionin jashtë loje të pasinjalizuar të Salah në rastin e 3-0.

Felix Brych sic duket nuk ka ndonjë raport të mirë me skuadrat italiane e në vecanti Juventus. Përpara kartonit të kuq për Ronaldo, tifozët baradhezi e kujtojnë për një tjetër karton të kuq që nuk është kaluar lehtë nga torinezët: ajo e Cuadrado në minutat e fundit të finales së Cardiff për një faull të supozuar të kolumbuianit ndaj Ramos.



1 Comment

  1. Gjermanet historikisht kane qene inferior ndaj italianeve si ne ekipe ashtu dhe ne kombetare, keshtu qe dhe arbitrat sbejne perjashtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *