• |
ide | kryesore

Çfarë ndodh nëse Kushtetuesja rrëzon vendimin për Teatrin? Rama: Po të kishte halla…

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen e Teatrit dhe votimin në parlament gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan.

“Ajo që dua të konfirmoj është që ne do të ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar. Për arsye se nuk asnjë lloj parametri për të qenë një Teatër Kombëtar. Skena është vetëm 8 metra katrorë, 24 është skena e turbinës. Është një godinë që i ka ardhur fundi prej kohësh… nuk ka asnjë lloj virtyti, historie, që të mund të justifikojë atje qëndrimin si një varr i hapur”, – ka thënë ai.

I pyetur çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese do ta konsiderojë gabim prishjen e Teatrit Kombëtar ndërkohë që ai është shembur Rama u shpreh:

“Me këtë “nëse” është si ajo çështja e hallës, dhe unë mendoj të kalojmë të xhaxhai… Sesi e bëjmë dhe ku e bëjmë kemi, marrë besimin e popullit. Unë nuk jam analist jam vendimmarrës” – tha Rama. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Vendosmeri prej budallai, por te cmenduri, dhe me e keqia kur banalizon problemin ligjor me ato nese do ikishte halla,,,e cna thote me kete cmenduria? Shiheni, degjojeni e cmojeni kete qe kemi si KM, se sa popullor e diktator eshte, sa qe nuk do te dije per institucione, e ligje dhe i kethen ne banalitet sepse i tille eshte. Ky eshte fatkeqesia jone kombetare, qe po shkruan ditet mete zeza te sundimit te ketijtirani.

  2. “Fatkeqesia jone kombetare” Rama zoterinj ? jo. Pergjegjesia jone kombetare.! Fatkeqesi eshte edhe kanceri, por njerezit e operojne. Dhe nganjehere sherohen. Ose pjellin ndonje tjeter. Sa kohë ky popull do vazhdoje te jete infantil, kete gjelle ka. Fatkeqesi eshte qe digjet i njomi me te thatin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu