• |
ide | kryesore

EMRI/ Kush është prokurori që u filmua duke marrë 2 mijë euro

Lajme, Të fundit



Një avokate ka rënë sot në pranga, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit bashkë me një prokuror. Sipas informacioneve e arrestuara është Donata Lepenica, e cila ka tentuar që të korruptojë një prokuror, Përparim Hasa.

Lepenica ka tentuar që të lehtësojë pozitën e klientit të saj, duke korruptuar prokurorin, por ky moment është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Burimet nga Prokuroria shtojnë se Lepenica ka pasur në mbrojtje një të akuzuar për kultivim kanabisi.

Arrestimi në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë. Mësohet se Prokurori i Tiranës, Përparim Hasa, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se është përfshirë në rastin e mirmarrjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *