• |
ide | kryesore

Europa League nis rrugën drejt Azerbaixhanit (favoritët dhe kalendari)

Sport



Starton Europa League dhe 48 skuadra nisin rrugën drejt trofeut. Një kompeticion masiv me 12 grupe e 24 ndeshje, por ku nuk mungojnë emrat e rëndësishëm të Chelsea, Lazios, Arsenal apo Milan. Pikërisht kuqezinjtë janë një prej kandidatëve të fortë për triumfin final, me blerjet e verës, apo dhe një strategji të ideuar për të kthyer Milan në majën e Europës.

Por përpara se Higuain e të tjerët të fluturojnë larg, duhet më parë të mundin në debutim modestët e Dudelange, për ndeshjen e Grupit F. Përralla e luksemburgasve, pjesëmarrës për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticion madhor të UEFA-s, nuk e ka vënë në qetësi Gatusson. Fakti që Dudelange ka eleminuar Cluj dhe Legian për të ardhur deri këtu, i kujton Milanit se mrekullitë në futboll ndodhin, ndaj duhet bërë kujdes.

Për Grupin A, favorit është Bayer Leverkusen, që ashtu si kuqezinjtë e nis në transfertë avaneturën europiane kundër Ludogorets. Beteja për kreun e Grupit B duket se do të zhvillohet mes Celtic e Lejpzig. Të dy skuadrat luajnë në shtëpi kundër kundërshtarëve me eksperiencë, respektivisht Rosenborg e Salzburg.

Nuk mungojnë sfidat emocionuese në grupin C ku Slavia Pragë Bordo, parashikohet të jetë me shumë ritëm dhe e paparashikueshme. Për të mos u humbur është edhe sfida në Zagreb mes Dinamos dhe Fenerbahce. Gjigantët turq kërkojnë të fitojnë grupin D, në të cilin bën pjesë edhe Anderleht, që bën llogaritë në transfertën e Ternavës.

Vëmendja është e gjitha për Arsenal në Grupin E me londinezët që pasi humbën mundësinë sezonin e kaluar, të nxjerrë jashtë nga Atletiko Madrid në gjysëmfinale, do ta nisin edhe një herë nga fillimi misionin kundër Vorskla…

Në grupin G ndeshja më e rëndësishme luhet në Spanjë, ku Villareal do të sfidohet nga Rangers. “Nëndetësja e verdhë” është një kundërshtar ekspert, por skocezët e Gerrard janë gati për ndeshjen, ku mund të debutojë edhe Eros Grezda.

Lazio e Marseille, dy favoritët e grupit H, luajnë të parën në shtëpi, por të dyja skuadrat mendojnë të bëjnë turn-over. Strakosha më shumë mundësi do të kursehet nga Inzaghi që megjithatë kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë ata që do të zbresin në fushë.

Nuk duket se do të ketë rival Besiktas në Grupin I. Turqit që kanë investuar fort në merkato do ta nisin fushatën europiane kundër
Sarpsborg, por ambicjet I kanë për shumë më tepër se vetëm të kalojnë grupin.

Rekordmenët e Europa League janë shortuar në Grupin J. Sevilla do të debutojë përballë Standard Liege, me synimin për tu kthyer edhe një herë në finalen e kompeticionit.

Dynamo Kyiv dhe Chelsea janë kandidatët potencialë të grupeve të tyre dhe nuk duket se do të kenë problem në debutim. Ukrainasit do të luajnë në Kive kundër Astanës, ndërsa londinezët zbarkojnë në Selanik për të dhënë mesazhin që tekniku Sarri i ka kërkuar lojtarëve: të tregojnë se janë në Europa League për ta fituar trofeun…

KALENDARI I NDESHJEVE
Europa League – Grupi A
21:00 AEK Larnaca – FC Zuerich
21:00 Ludogorets Razgrad – Bayer Leverkusen
Europa League – Grupi B
21:00 Celtic – Rosenborg
21:00 RasenBallsport Leipzig – Salzburg
Europa League – Grupi C
21:00 FC Koebenhavn – Zenit St. Petersburg
21:00 Slavia Prague – Bordeaux
Europa League – Grupi D
21:00 Dinamo Zagreb – Fenerbahce
21:00 Spartak Trnava – Anderlecht
Europa League – Grupi E
21:00 Arsenal – Vorskla
21:00 Sporting CP – Qarabag FK
Europa League – Grupi F
21:00 F91 Dudelange – Milan
21:00 Olympiacos – Real Betis
Europa League – Grupi G
18:55 Rapid Wien – Spartak Moscow
18:55 Villarreal – Rangers
Europa League – Grupi H
18:55 Lazio – Apollon Limassol
18:55 Marseille – Eintracht Frankfurt
Europa League – Grupi I
18:55 Besiktas – Sarpsborg 08
18:55 Genk – Malmoe FF
Europa League – Grupi J
18:55 Akhisarspor – FC Krasnodar
18:55 Sevilla – Standard Liege
Europa League – Grupi K
18:55 Dynamo Kyiv – FC Astana
18:55Rennes – Jablonec
Europa League – Grupi L
18:55 PAOK Thessaloniki FC – Chelsea
18:55 Vidi FC – BATE Borisov



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *