• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj thirrje Arta Markut: Heto Lulzim Bashën, po më shantazhon

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka kërkuar sot kryeprokurores Arta Marku të hetojë deklaratat e opozitës se ai dhe kryeministri Rama kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe të drogës përmes lojrave të fatit.

“Kam të drejtën institucionale e personale ti bëj publikisht thirrje ndërgjegjes profesionale të organit të prokurorisë që në këtë situatë të angazhohen seriozisht  për të marrë përgjegjësitë që ligji u takon dhe të ushtrojnë kompetencat ligjore përkatëse për të hetuar sa më shpejt mbi këto deklarime. Ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë situatë ku pa mbajtur asnjë lloj përgjegjësie, çdokush mund të mashtrojë  publikisht, shpifë si të dojë apo akoma më keq të shantazojë çdo njeri të thjeshtë apo funksionar të lartë siç është ministri i Brendshëm apo kryeministri i vendit”, tha Xhafaj gjatë fjalimit të mbajtur sot në Kuvend.

Ministri i Brendshëm u shpreh se ai s’ka asnjë lidhje me akuzat e opozitës për përfshirje në biznesin e lojërave të fatit direkt apo indirekt përmes familjarëve të tij.

©LAPSI.al



6 Comments

  1. Xhafe nuk me rruhet cfare je e cfare ke bere! Thinjat nuk tregokan pleqeri por rrotkarizim. Arta Marku vetem te tremb karin

  2. Xhafa po i thote Bashes qe rri urte se ta leshova arta-artisten. dmth po e kercenon faktiisht kreun e opozites me prokuren e perkohshme te bekuar nga SuperPjeshka e BE, Modelja e fushave te Futbollit, FlokeKuqja Natyrale Romana Vlahutiiiiiin!!!!!!
    Arta artistja, nje kryeprokurore e konfirmuar nga vete Gjuetari i peshqve te medhenj , peshkatari rekordmen, reformatori i rangut Martin Luther dora vete, Ambasadori Luuuuu!!!

    Nje tufe hajdutesh me Ramen , Zhgarravitesin ne krye te sposnsorizuar nga Soros spekulanti, kanceri i shoqerive te europes lindore

  3. Ça thote ky i kupoles se 90-shave ? Eshte ne rradake ? Nje “luan” si ty nuk mund te therrasi per ndihme nje qelbs . Zgjidhe or kar siç dine soji juaj i 90-shave ti zgjidhi punet . Ju duheni var me çap buke ne goje ndyresira .

  4. Laroshet, keta trashegimtare kuqalesh, akoma duken dhe jane po ato ne veprimet e kapardisjet si kuadro te partise nga kane ardhur. Ky , ish hetues, e kriminel i ardhur nga kuqalet, sot vegjeton si minister i postit vecante , e qe vetem me propagande, e marifete te vjetra politike po e mba ate post, ne saje te mashtrimit, e genjeshtrave qe mashtrojne opinionin si brenda vendit, ashtu dhe ate nderkombetar. Por eshte e habiteshme se tere ne keto bema e shkelje te ligjit ky carac i komunizmit na drejto e udheheq krimin e drogen ne shqiperi, e bota e njerezit, nga ne ketu si servile, na thone se qeveria, e ky kodosh minister po punojne mire,,, pa pune e madhe se ka vellane kapo, e vjedh nga nje cike me kazinote e qeverise. Fjalimin ia kish pergatitur bukur lulekuqes qe e mbajti ne parlament, e qe nuk na tha asgje,,,,,ia hodhi dhe kesaj rradhe me perrallat e fjalimit te frymezuar nga veprat qeveritare.

  5. Ai nuk heq dore nga profesioni i tij qe kishte ne kohen e atij qe ka dale ne fotografi hetues se keshtu fuksiononte ;hetuesit direkt edhe ky -xhirafa-merrnin kontakt me prokurorin e pergjithshem -Aranit Celen-kur mbaronin hetimet keta monstrat e sigurimit dhe ai kaqoli jepte vendimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *