• |
ide | kryesore

Gjyqi për Shullazin, Arta Marku urdhëron hetimin disiplinor për 10 prokurorë

Lajme, Të fundit



Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve, të cilët kanë refuzuar hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet:

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj.të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve:

1-Olsian Çela

2-Përparim Kulluri

3-Behar Dibra

4-Sonila Muhametaj

5-Arenc Çela

6-Edvin Kondili

7-Pranvera Pustina

8-Eugen Beçi

9-Blerim Tominaj

10-Besim Hajdarmataj.



2 Comments

  1. dmth ju nuk mu bindet mua, jo bindje ligjit apo procedures por bindje Artes-artistes virtuoze. dhe do iu hap procedime e do hakmerrem . po vari trapin se ka ardian nezhen qe do ia mbylle ceshtjen apo noi legen tjeter qe i rri pas bythe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *