• |
ide | kryesore

Goditet rrjeti i prostitucionit në Kosovë, 22 të arrestuar

Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona pasi akuzohen për përfshirje dhe shfrytëzim prostitucioni. Mediat kosovare shkruan se të arrestuarit kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe të gjithë së bashku përdornin femra si prostituta.

Disa prej tyre janë pronarë të lokaleve apo ambienteve të cilat ofroheshin për vajzat apo gratë që shfrytëzoheshin. Mediat shkruajnë se sipas komunikatës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe njësitet përkatëse kanë kryer disa operacione në Prishtinë dhe Gjakovë.

Kështu në Prishtinë janë arrestuar 12 persona për vepra të kundërligjshme, konkretisht, “mundësim ose detyrim në prostitucion”, kurse 4 të tjerë janë ndaluar nën dyshimet për kryerje të veprave penale, “mundësim ose detyrim në prostitucion”, “ofrim i lokalit për prostitucion” dhe “marrje me prostitucion “.

Ndërsa në rajonin e Gjakovës, janë arrestuar 6 persona nën dyshimin se kanë mundësuar apo detyruar kryerje të prostitucionit. Ndërkaq në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit është thënë se gjatë vitit 2017 institucionet e Kosovës kanë identifikuar 32 viktima të trafikimit, përkatësisht 25 gra dhe tre meshkuj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *