• |
ide | kryesore

I zhdukuri që po kërkohej nga policia kthehet papritur në shtëpi

Lajme, Të fundit



Javën e kaluar një i ri 24-vjeçar nga fshati Trepçë i Mitrovicës, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer. Familjarët e kishin raportuar të zhdukur në polici ndërsa më pas i riu kishte vendosur që të kthehet në shtëpi.

Një ditë pasi familja e raportoi të zhdukur, 24-vjeçari i është kthyer familjes. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Avni Zahiti nga policia e Mitrovicës. “Rasti i raportuar personn i zhdukur në Trepçë, para tre ditesh, është kthyer në shtëpi, dhe nuk ka të dyshuar”, tha Zahiti.

Ndërkohë, rastet e personave të zhdukur janë shtuar së fundmi. Policia ka thënë se zakonisht vajzat largohen nga shtëpitë e tyre dhe pas disa orësh ose ditësh vendosin të kthehen në familje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *