• |
ide | kryesore

“Killshot” e Eminem bëri debutimin më të madh të çdo kënge hip-hop në historinë e YouTube

F1, Paparazzi
eminem_color_touch_by_mizicko705-d3blvpd.jpg



Eminem ka publikuar kohët e fundit “Killshot”, një diss drejtuar raperit Machine Gun Kelly.
“Killshot” bëri debutimin më të madh të çdo kënge hip-hop në historinë e YouTube, tha kompania të martën.
Kënga mori 38.1 milionë shikime në YouTube vëtëm në 24 orët e para të publikimit të saj të premten.Dhe tani ka mbi 72 milionë shikime.
YouTube tha se “Killshot” gjithashtu kishte debutimin e tretë më të madh të çdo kënge në historinë e faqes dhe kryeson tabelat në SHBA.
Eminem hodhi goditjen e parë ndaj Kelly me këngën “Not Alike” nga albumi “Kamikaze” që kryesoi listën e Billboard 200 pas lansimit më 31 gusht.
Reperi solli këngën “Killshot” 11 ditë pasi Kelly i bëri diss me këngën “Rap Devil”, ku akuzoi Eminem për përpjekje për të penguar karrierën e tij me anë të kanaleve si Sirius XM Channel Shade 45 që është në pronësi të tij.
“Rap Devil” i Kelly, i publikuar më 3 shtator në faqen e YouTube të WorldStarHipHop, ka mbi 95 milion shikime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *